Analiza e Kategorisë Superiore/ Cilët janë portierët më efikasë të kampionatit në daljet e tyre









Në një kampionat që tashmë e ka thënë fjalën për shumë prej verdikteve dhe pozicioneve në renditje, mbetet vetëm analiza individuale e lojtarëve për të bërë diferencën, edhe në funksion të merkatos së ardhshme të futbollistëve.

SIMON SIMONI 1

Një aspekt që ndoshta shpesh anashkalohet është ai që lidhet me cilësinë e pritjeve të portierëve. Në veçanti, efektiviteti i pritjeve në dalje ose në hedhje të portierëve.

Kjo renditje e veçantë na bën të kuptojmë stilin që kanë portierët për të interpretuar rolin e tyre.

Pozicionimi i mirë i portierit është i rëndësishëm kur vjen fjala për pritjet, dhe një portier i pozicionuar mirë shpesh nuk ka nevojë të hidhet.

Për këtë arsye, kjo renditje specifike shpjegon se si portierët që kanë më shumë pika të forta në stilin e tyre “shpërthyes” preferojnë të përdorin pritjet në zhytje krahasuar me ata që preferojnë pozicionimin.

Duhet gjithashtu të merret parasysh fakti se një pritje në hedhje shpesh është përpjekje për të korrigjuar pozicionimin e keq.

renditja_portieret_pritjet_dalje-1024x379

Renditja në bazë statistikore e golave ​​të shmangur nga portierët në kampionat është qartësisht në favor të Visar Bekajt të Tiranës, i cili shmangu gati 5 gola gjatë këtij kampionati.

Llogaritja bëhet në bazë të përqindjes statistikore të çdo gjuajtjeje të kryer dhe shumës që rezulton nga goditjet e pritura. I dyti në këtë renditje është Simon Simoni i cili me Dinamon i ka shmangur dy gola në të gjithë kampionatin.

Në këtë renditje tjetër të veçantë ka edhe portierë që kanë kontribuar negativisht në ecurinë e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *