Analiza e Lubonjës: Basha nuk njeh vetveten dhe kundërshtarin, beteja politike bëhet brenda…






lubonja-pd

Për strategjinë që do të ndjekë Lulzim Basha pas zgjedhjes në krye të PD-së edhe për 4 vite, analisti Fatos Lubonja ka kritika.

Në një intervistë për News24, ai thotë se kjo parti ka probleme në njohjen e vetvetes se çfarë përfaqëson si dhe njohjen e kundërshtarit.

Sipas tij, kreu i PD-së duhet të qartësojë se kush është armiku i vërtetë, regjimi i vendosur apo partia në pushtet dhe duhet të qartësojë vizionin e demokratëve.

“Merrem me dëshpërimin e njerëzve, kur s’ke çfarë i bën gomarit i bie samarit është ajo shprehja. Njerëzit kanë dëshpërim dhe e kanë më lehtë ta shfryjnë tek opozita. Duan shpresë dhe prap thonë a e ndërtoj dot tek kjo opozitë. Një pjesë e reagimeve ndaj Bashës lidhen me këto. Lidhur me ndryshimin që pritet, mes asaj që çfarë do ndodhi dhe çfarë duam që të ndodhi ka një ndryshim. Do thoja dy gjëra për PD-në. Kritika kam. Rregulli numër një i politikës është njih vetveten, çfarë vizioni ke. Rregulli numër dy është njih armikun, kundërshtarin. Në të dyja rastet e shoh PD-në që ka probleme të mëdha, nuk e njeh vetveten se kë përfaqëson ose jo. E dyta edhe përsa i përket kundërshtarit, nuk e ka të qartë. Është regjimi, shkohet në zgjedhje me këtë regjim. Lulzim Basha është përgjegjësi kryesor që ka këto paqartësira. Nuk e njeh vetveten dhe kundërshtarin, herë thotë regjimi Rama-Doshi. Çfarë raporti ke me oligarkët? Janë shumë mjete që PD i ka të paqarta., Qëndrimin me SHBA, ambasdën, për Berishën. Ky është kundërshtar dhe armik. Kundërshtar them një lojë e barabartë, ke arbitër. Po e përdor si armik, kur ai përdor mjete mbi rregullat e lojës. Kur ai bën shantazhe, diversione, të vjedh vota me kriminelë. Gjithë këto janë armikë” – tha Lubonja.

Gjithashtu Lubonja shton se PD duhet të kuptojë që është një parti sistemi, dhe se “lufta” politike zhvillohet brenda këtij sistemi, dhe jo duke lënë Parlamentin.

“Ngulmoj në atë që Basha është i paqartë në atë që përfaqëson. Kryesorja, po marr, po i bëj replikën Zhejit, i cili thotë që i provoi të gjitha format e forta por e ndaluan. Këtu ka një të vërtetë, por më shumë se sa reformat e forta të vërteta, këto kanë qenë simulime reformash të forta. Sepse nuk ka pasur, e kam thënë njih vetveten, ke ushtarë apo jo, sa ushtarë ke. Nëse je parti sistemi, dhe ke bashkëpunuar me sistemin, me oligarkët e sistemit, e ke më të  vështirë të shtosh ushtarët e tu tek ata që janë viktimat e sistemit. Nëse arrin të grumbullosh, se po përdor militant, ata që si janë viktima si rasti i Kukësit, problem i traut, nuk ka ndërkombëtar që i thotë ndal ke një përfaqësi popullore që është e pakënaqur. Por kur ti kërkon votat e të pakënaqurve, këtej flirton me oligarkët, këtej thua revolucion, këtej thua do respektojmë amerikanët. Njih vetveten, je parti e sistemit, mos dil nga parlamenti, bëj luftë në sistem. Kundërshtarin llogarite. Tani ke kundërshtar dhe SHBA. Mos thurr iluzione, ke kundërshtar SHBA-në” – tha Lubonja.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *