ANALIZA/ Frenimi në luftën e titullit, ja shkaqet e “krizës” së Milanit








Pas një fillimi praktikisht të përsosur të kampionatit, Milani ngadalësoi ngjitjen në renditje. Arsyet e frenimit të kuqezinjve, sipas “La Gazzetta dello Sport”, janë të ndryshme, pa dyshim që nisin nga dëmtimet e shumta që goditën djallin në dy muajt e fundit.

Serie A - Genoa v AC Milan

Së pari, problemet u përqendruan mbi të gjitha në sulm, kur Zhiru, Leao dhe Rebiç munguan për disa javë ndërsa tani emergjenca është në mbrojtje dhe në mesfushë. Rikthimet e Romanjolit dhe Kalabrias mund të ndihmojnë disi rrotacionin deri në kthimin e Tomorit që duhet të mungojë rreth një muaj.

Drejtuesit mund të ndërhyjnë duke përforcuar repartin e tërhequr, teksa nesër pritet kthimi i njërit mes Benaserit dhe Kesit pasi përballja mes të dyve në Kupën e Afrikës do të eliminojë njërin e algjeriani është ai që rrezikon më tepër të mbyllë turneun përpara kohe.

RËNIE RENDIMENTI – Për shkak të të gjitha këtyre mungesave, Stefano Pioli u detyrua të dërgonte gjithmonë të njëjtët lojtarë në fushë dhe kjo rezultoi në një rënie në performancën e disa individëve me Brahim Diazin në krye. Nuk është rastësi që paraqitjet e spanjollit nuk janë në nivelin e fillimit të sezonit.

Përdorimi i tepërt, mungesa e një zëvendësuesi të aftë për fantazist dhe COVID-i bënë që numri 10 të jetë hija e vetvetes. Edhe Kesi pagoi shtrenjtë pjesëmarrjen në Olimpiadë dhe rikthimin në klub pa bërë thuajse fare pushime. Duke u bashkuar këtyre edhe golat e paktë, ja ku u shpjegua edhe kriza e rezultateve kuqezi.

ZGJIDHJET – Që tani e tutje të luajturit vetëm një ndeshje në javë mund të jetë e dobishme në këtë kuptim pasi përveç mundësive për rrotacion, Pioli do të ketë edhe më shumë kohë për të punuar me skuadrën.

Pas Kupës së Afrikës Kesi mund të rikthehet të bëjë fantazistin siç bëri me shumë rezultat ndaj Empolit, teksa rikthimi i Tomorit do t’i jepte fund kalvarit të dëmtimeve. Me më shumë alternativa e me të gjithë organikën në dispozicion, trajneri i “Djallit” mund të tentojë misionin që Interi një vit më parë e kreu me shumë sukses.

Zikaltrit aktualisht janë 2 pikë përpara, që mund të shndërrohen në pesë në rast se ekipi Inzagit fiton ndaj Bolonjës në ndeshjen e prapambetur. Sidoqoftë, një fitore e Milanit në derbin e 6 shkurtit mund të rihapte gjithçka e me rreth 15 ndeshje për t’u luajtur gjithçka do të ishte e mundur.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.