Analiza/ Jordan Daci: Çështjet që shtrohen dhe duhet të zgjidhen për herë të parë nga Gjykata Kushtetuese!






jordan daci

Nga Jordan Daci

Opinioni i mëparshëm i Venecias nuk u ka dhënë zgjidhje asnjë prej çështjeve që ka para GJK në rastin e 30 qershorit 2019. Ja disa nga çështjet që duhet të analizoje dhe t’i zgjidh kjo gjykatë:

1. Kush ka më shumë rëndësi periodiciteti i zgjedhjeve, apo pluralizmi dhe legjitimiteti i tyre. Dy të fundit janë parime themelore kushtetuese.

2. A ka bërë Kuvendi ndërhyrje të padrejtë tek institucionet e pavarura me rezolutën dhe a përbën kjo dhunim të parimit të ndarjes së pushtetit dhe atë të sigurisë juridike, si dhe autonomise vendore?

3. A ishte dekreti për caktimin ose ndryshimin e datës së zgjedhjeve, akt normativ kushtetues apo akt administrativ individual dhe a vleresohet kushtetueshmëria e tij vetëm nga Gjykata Kushtetuese?

4. A plotësonin zgjedhjet standardet e nenit 45 të Kushtetutës në lidhje me nenet 2,3,4,5 etj të Kushtetutës dhe Nenin 3 te Protolollit 1 të KEDNJ.

5. A është garantuar në këto zgjedhje e drejta e zgjedhjes sipas parimeve të nenit 45 të Kushtetutës?

6. A kanë garantuar zgjedhjet votimin të fshehtë?

7. A kishte vota e votuese në këto zgjedhje ndikim në rezultatin e tyre?

8.A kanë marr në proces pjesë vetëm parti të krijuara dhe që funksionojnë në perputhje me nenet 9 dhe 45 të Kushtetutës?

9.A e bën procesin zgjedhor jo kushtetues fakti që në të marrin pjesë parti që ekzistojnë dhe funksionojnë në kundërshtim me nenet 9 dhe 45 të Kushtetutës?

10.A mundet organet e administratës publike të mos zbatojnë një dekret të detyrueshem presidencial apo duhet që kjo çështje t’i nënshtrohet vetëm vleresimit ligjor dhe institucional sipas Kushtetutës .

11.A zbatohen garancitë e nenit 3 të Protokollit 1 të KEDNJ edhe në rastin e zgjedhjeve vendore?

12. A quhen demokratike zgjedhjet kur mohohet e drejta e zgjedhjes së 85-90 apo në disa raste 95% të qytetareve që kishin pritshmëri të ligjshme që zgjedhjet do ishin me 13 tetor 2019 dhe jo më 30 qershor 2019?

13. A lejohet të kërkohet kontrolli kushtetues i zgjedhjeve nga organizata jo fitimprurese të pushtetit vendor që krijohen mbi bazen e nenit 109 të Kushtetutës?

14. A ndodhemi para një rasti me interes publik që legjitimon Gjykatën ta gjykojë sipas nenit 36 të ligjit të saj organik?

15. A përbënte zhvillimi i zgjedhjeve me 30 qershor 2019 kufizim propocional sipas nenit 17 të Kushtetutës të së drejtës për të votuar dhe për tu votuar dhe në perputhje me KEDNJ ?

16. Cili eshte raporti hierarkik midis parimeve themelore kushtetuese me ato kushtetuese të zakonshme, me normat kushtetuese, konkurrueshmëria e parime me vlerat juridike dhe zgjidhja e përplasjeve të normave juridike në tërësi?

17. Kur fillon dhe mbaron parimi i ligjshmërisë dhe kur fillon parimi i Kushtetutshmërisë?

Tani te me thone te gjithe keto qe flasin me kaq shume “siguri” se ku i ka trajtuar Venecia këto çështje ? Normalisht, thjeshtë flasin dhe bëjnë propagandë, por se kanë idenë për pretendimet tonë e as çështjet që ka para GJK, por as nuk kuptojnë procesin e vlerësimit kushtetues.

A ka pasur ndonjë rast tjetër që ngre kaq shume çështje ? Sigurisht që jo!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *