Analiza: Komunikimi i ashpër i Putin me presidentin e Ukrainës zbulon shumë për botëkuptimin e tij

analiza komunikimi i ashper i putin me presidentin e ukraines zbulon shume per botekuptimin e tij
analiza komunikimi i ashper i putin me presidentin e ukraines zbulon shume per botekuptimin e tij

Takimi i presidentit rus Vladimir Putin me presidentin francez Emmanuel Macron ka marrë vëmendjen e të gjithëve, kjo,  jo vetëm për faktin se takimi u zhvillua në kuadër të krizës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Biseda mes tyre mori vëmendje pasi nga fotot e publikuara u pa se Putin dhe Macron ishin të ulur ballë për ballë, ndërsa i ndante një tavolinë e cila krijonte shumë hapësirë me tyre.

Jo vetëm kjo, por edhe qëndrimi i Putin ka rënë në sy, ku shumë nga analistët e kanë cilësuar si një shaka e vrazhdë.

Marrëveshjet e Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar nga Ukraina dhe Rusia në vitin 2015 dhe pyetja nëse  presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund t’i bindet atyre, është një nga çështje më të komentuara.

Por nga ana tjetër ishte gjuha e ashpër e Putinit, dhe jo detajet teknike të armëpushimit që gjeneruan më shumë klikime në Rusi.

“Putin i ka dhënë botës një ndjenjë të shpirtit të tij. Qëndrimi i liderit të Kremlinit për marrëveshjen e Minskut nuk është i ri. Por gjuha e tij e vrazhdë duke iu drejtuar Zelenskit  , ka shkaktuar habi, ndërsa gazetarët kanë shtruar pyetjen nëse ai po bënte një shaka të vrazhdë?”, shkruan CNN.

I pyetur për komentet e Putin , Zelensky  tha se Ukraina është shumë e duruar dhe kjo është e rëndësishme, jo vetëm për Ukrainën , por edhe për Europën.

“Sigurisht ka gjëra për të cilat nuk mund të debatojmë me presidentin rus’, ka thënë Zelensky ndërsa shton: Ukraina është një bukuri. Unë mendoj se Ukraina është shumë e duruar dhe kjo është një mençuri. Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Europën. Nuk është hera e parë që Putin për një gjuhë të ashpër, kujtoj një nga thëniet e tij më ta famshme në vitin 1999 kur ai ishte kryeministër dhe u zotua se do të shtypte separatistët çeçenë, ku edhe ka deklaruar: Nëse ata janë në tualet në do t’i shpërdorojmë në shtëpi”, ka thënë më tej Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts