ANALIZA/ Lacio-Inter do të jetë edhe Sarri kundër Inzagit, dy trajnerë sa të ngjashëm dhe të ndryshëm








Simone Inzagi nesër do të kthehet në sh tëpi, një shtëpi që e braktisi në majin që lamë pas për të provuar ta ndërtojë karrierën e tij diku tjetër. Nuk do të jetë një rikthim i zakonshëm, sepse përballja e parë me familjen bardhekaltër do të shoqërohet edhe nga duartrokitjet ose fishkëllimat e mijëra tifozëve të pranishëm dhe miliona sy që do ta ndjekin nga ekrani.

pjimage (39)

Por, tashmë “kryefamiljari” i ri quhet Mauricio Sarri dhe me të Inzagi nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të përballet. Në “Olimpiko” nuk do të jetë vetëm një sfidë mes së tashmes dhe së shkuarës së Lacios, por një sfidë mes dy ideologjive dhe dy mënyrave të ndryshme të jetuarit të futbollit. Lacio-Inter nuk është kurrë e zakonshme dhe pasditen e së shtunës Roma do të shikojë betejën e radhës mes këtyre dy ekipeve.

BETEJË IDESH – Me filozofinë e tij “Sarriball”, që ka bërë miliona tifozë të dashurohen, Sarri nuk arriti t’ia dilte në Torino, aty ku eksperienca në stolin e Juventusit nuk shkoi si pritej nga trajneri. Ndoshta nuk ishte momenti i duhur, ndoshta nuk ishin aktorët e duhur, por trajneri italian e pati të vështirë të përcillte idetë e tij, ashtu si tregon fraza e tij emblematike pas eliminimit të bardhezinjve nga Lioni në Champions League: “Nuk arrij t’i bëj të kuptojnë konceptet”. Këto koncepte, tashmë në Romë, Sarri mund t’i kalojë me qetësi, sepse skuadra nuk ka të njëjtin presion që kishin bardhezinjtë dhe në dispozicion ka më të rëndësishmen: kohën.

Nga ana tjetër, Inzagi e vlerëson shumë organikën dhe gjen gjithmonë mënyrën për të depërtuar në mendjen e lojtarëve, për t’i bërë ata të luajnë ashtu si dëshiron ai, cilësi kjo e treguar më së miri kur ndryshonte Luis Alberton dhe Milinkoviç-Saviçin edhe tani me Barelën me shokë. Diferenca mes të dyve duket se, përveç 6 pikëve në klasifikim, është shpejtësia me të cilën janë mësuar me rolin e ri. Inzagi ka goditur menjëherë me mënyrën se si arriti të përfshinte gjithë ekipin në një mënyrë loje që, edhe pse ndiqte skemën 3-5-2 të Kontes, është komplet ndryshe nga ajo e paraardhësit.

dysdhja

Një Inter tërësisht ndryshe nga ai i “Scudetto”-s, që varej shumë nga Lukaku dhe Hakimi. Tashmë repartet janë shkrirë dhe skuadra krijon e tëra në secilën prej fazave. Evolucion i ndodhur ky pa kuptuar, me zikaltrit që nuk e kanë vuajtur ndryshimin e trajnerit. Sarrit, ndërkohë, iu desh pak kohë. Pas humbjes me Milanin, arriti ta merrte mirë veten, edhe sepse pas barazimeve të fundit me Torinon e Kaljarin mori atë fitore 3-2 në derbin me Romën, fitore që e rifuti ekipin në binarë dhe që normalisht është një dozë besimi sepse derbi i kryeqytetit vlen më shumë se 3 pikë.

SULMI – Diferencat mes mënyrave të lojës së trajnerëve duken edhe në produktivitetin e repartit ofensiv, që varet edhe nga cilësia e protagonistëve kryesorë, atyre që zbresin në fushën e lojës. Por koha në të cilën realizojnë, tregon shumë për mentalitetin e Sarrit dhe të Inzagit. Interi nuk i ka nisur mirë ndeshjet dhe shpesh e gjen veten në disavantazh, jo më kot 6 nga 8 golat e pësuar kanë qenë në pjesën e parë. Pas pushimit ndihet dora e trajnerit dhe zikaltrit rikthehen për të përmbysur dhe për të ndëshkuar kundërshtarin.

Ndërsa Lacio është më ofensive në fraksionin e parë kur ka gjetur 9 nga 15 golat e shënuar, por humbet përqendrimin mes minutave 60-75, kur ka pësuar 3 nga 7 golat e parë. Një sinjal ky që Sarri duhet t’u mësojë akoma djemve të tij të ruajnë përqendrimin dhe të shfrytëzojnë edhe më shumë rastet e minutave të para. Por, për të gjitha këto, secili ka kalin e tij të betejës. Te Lacio gjendet golashënuesi i momentit i kampionatit me 6 gola në 7 ndeshje, aq sa boshnjaku, por Imobile ka në favor të tij edhe asistet. Në këtë situatë, LacioInter do të ketë brenda saj një sfidë mentalitetesh e filozofish, atë Sarri-Inzagi, truri pas performancave të dy ekipeve që synim kanë gjithmonë majën.

Përgatiti: Nisli Gjini

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *