Analiza nga Universiteti i Uashingtonit: Pandemia COVID-19 ka shkaktuar gati 6.9 milionë vdekje në të gjithë botë, më shumë se dyfishi i shifrave zyrtare

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar gati 6.9 milionë vdekje në të gjithë botën, më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar zyrtarisht, vlerësoi një analizë e re nga Universiteti i Uashingtonit.

Vdekjet nuk raportohen pasi shumica e vendeve regjistrojnë vetëm ato që ndodhin në spitale ose të pacientëve me një infeksion të konfirmuar, zbuloi raporti amerikan. Vlerësimet aktuale të raportuara treguan më shumë se 155 milion infeksione në të gjithë botën me të paktën 3,270,478 milion vdekje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Vdekshmëria e raportuar COVID-19 është e lidhur fort me nivelet e testimit në një vend, theksoi raporti. “Nëse nuk bëni shumë teste, ka shumë të ngjarë të humbisni vdekjet nga COVID”, tha Christopher Murray, drejtori i Institutit për Metrika dhe Vlerësim të Shëndetit nga Universiteti i Washingtonit.

Raporti vlerësoi vdekjet totale të COVID-19 duke krahasuar vdekjet e parashikuara nga të gjitha shkaqet bazuar në trendet para-pandemike me numrin aktual të të gjitha vdekjeve të shkaktuara gjatë pandemisë. Në Shtetet e Bashkuara, analiza vlerësoi vdekjet e lidhura me COVID-19 prej më shumë se 905,000. Shifrat zyrtare nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Mërkurën vlerësuan 575,491 vdekje për shkak të koronavirusit. Raporti përfshin vetëm vdekjet e shkaktuara direkt nga virusi, jo vdekjet e shkaktuara si pasojë e mungesës së shërbimit tek sëmundjet e tjera si pasoje e pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *