Analiza/ Rasti “Kavala”, çfarë fshihet pas dëbimit të 10 ambasadorëve nga Erdogan

Pas sulmit të ashpër ndaj diplomatëve të huaj, spikat strategjia e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan: ai po luan aktualisht fort në disa fusha (Libi, Qipro, Siri, Afganistan, Afrikë) me rritjen eksponenciale të rreziqeve që lidhen me durimin e aleatëve të saj, të djeshëm dhe të sotëm.

Presidenti turk i shpalli “persona non grata” 10 ambasadorët e huaj që kërkuan lirimin e Osman Kavalës. Në fakt, një dëbim pa ndonjë arsye të fortë, pasi vetëm 3 ditë më parë, teksa ishte në turneun e tij në disa vende afrikane, ai i kritikoi diplomatët që mbronin filantropin, i akuzuar nga vetë Erdogan si krahu i djathtë të Sorosit në Bosfor.

Tensionet

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë i kishin kërkuar Turqisë që të hënën e javës që shkuar që të respektojë traktatet ndërkombëtare dhe të lirojë Kavalën nga paraburgimi, duke theksuar se zgjatja e ndalimit të tij“hedh hije dyshimi mbi respektin për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe transparencën në sistemin gjyqësor turk”. Në kundërpërgjigje Erdogan i stigmatizoi deklaratat e diplomatëve, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në procesin gjyqësor kundër “llumit të Soros”.

Reagimi i Osman Kavala

Ditët e fundit filantropi ka bërë të ditur se nuk do të marrë më pjesë në seancat gjyqësore, dhe as nuk do të japë deklarata në mbrojtje të tij. Ai mendon se pas komenteve të ashpra të presidentit turk, nuk është më i mundur një proces gjyqësor i drejtë.

“Shprehje të tilla si “llumrat e Sorosit” të përdorura nga presidenti Erdogan pas kthimit të tij nga turi i vizitave në Afrikë, janë shumë mjerane dhe nuk i përshtaten seriozitetit të postit që ai mban”-tha Kavala në një deklaratë të lëshuar nga avokatët e tij.

Ai e pranoi se ka qenë anëtari bordit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, por pa pasur ndonjëherë autoritetin për t`i përfaqësuar ato apo vetë miliarderin amerikano-hungarez George Soros.

“Edhe pse akuzat ndaj meje nuk bazohen në asnjë provë, unë jam në paraburgim prej 4 vitesh dhe deklaratat fyese të presidentit ndaj një personi që nuk është dënuar ende dhe që është në pritje të gjykimit, përbëjnë një sulm ndaj dinjitetit njerëzor. Ato krijojnë perceptimin se unë jam fajtor, dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në vendimin e gjykatës”.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur

Ndërkohë edhe Fondacionet e Shoqërisë së Hapur i kërkuan gjithashtu zyrtarisht presidentit turk qëtë mos përmendë më emrin e George Soros në lidhje me këtë çështje, në një përpjekje për të errësuar faktet rreth çështjes “Kaval”.

“Gjuha fyese e presidentit Erdogan për George Soros, një njeri të cilin qeveria e tij e mirëpriti në Stamboll, është një përpjekje për të sfumuar faktin i thjeshtë se Osman Kavala është i pafajshëm dhe duhet të lirohet”-tha Mark Malloch Brown, president i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.

Sipas tij, deklaratat e ashpra nga presidenti turk për një çështje që po trajtohet aktualisht në gjykatë, janë një sulm i mëtejshëm ndaj sistemit gjyqësor turk që supozohet të jetë i pavarur. “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve turke që të çlirojnë menjëherë Kavala-n”– theksohet në deklaratë.

Roli i fondacionit në Bosfor

Erdogan e sulmon ashpër George Sorosin, duke e akuzuar gjithashtu si organizatorin e grushtit të shtetit të vitit 2016. Por qëtë dy u takuan me shumë përzemërsinë vitin 2003 në forumin e Davos.

“Ne jemi shoqëri e hapur në Turqi, na mbështesni!”- i tha Erdogan Sorosit në një takim gjatë Forumit Ekonomik Botëror, siç e përmendi së fundmi në Twitter gazetari Ahmet Sever, qëpublikoi edhe foton e atij takimi në mediat sociale.

Në atë kohë Erdogan synonte të krijonte një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të fortë me Bashkimin Evropian, dhe për këtë arsye kërkoi mbështetjen e Soros. Për më tepër, siç vërejti vetë Sever, vajza e kryeministrit të atëhershëm Erdoğan, Sümeyye Erdoğan, kishte kryer stazhin në Fondacioni Turk të Studimeve Ekonomike dhe Sociale (TESEV), një OJQ e mbështetur nga George Soros.

Lojërat e pushtetit në Mesdhe

Për të kuptuar më mirë të gjithë gamën e aspekteve të problemit, ndoshta ia vlen që arsyetimi të zgjerohet përtej çështjes së Kavalës, duke prekur marrëdhëniet më të gjera që po ndërtohen në Mesdhe.

Ashtu si ato midis Francës dhe Greqisë, të cilat i nxitën të dyja vendet të nënshkruajnë një memorandum që përfshin ndihmën reciproke nga francezët për aleatët grekë, në rast se këta të fundit do të pësonin një sulm të jashtëm (madje edhe nga një anëtar i vetë NATO-s).

Pikërisht për këtë zhvillim, Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar i ka cilësuar marrëdhëniet ushtarake mes Francës dhe Greqisë, si një fakt që cënon besimin mes anëtarëve të aleancës. Akar i ishte referuar më parë disa vendeve evropiane, që sipas tij “po përpiqen të pretendojnë një rol në Mesdheun Lindor, që është përtej madhësisë dhe fuqisë së tyre.“Ky angazhim ështëpërtej mundësisë dhe potencialit të tyre dhe duhet ta dinë se nuk do t’i çojë asgjëkundi”- theksoi Akar.

Nga Francesco De Palo

“Formiche.net”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *