Analiza/ Ringjallja e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak: A duhet të shqetësohet Perëndimi?

Nga Pierre Haski

“Francë Inter”

Le të kthehemi disi pas në kohë, në fillimin e vitit 2019:Pas rënies së kalifatit të Shtetit Islamik (ISIS), dhe pas kapitullimit të bastioneve të fundit në duart e kurdëve sirianë të mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar, grupime të ndryshëm të ISIS u shfaqën diku tjetër.

Në atë kohë dominonte perceptimi se problemi në zonën midis Sirisë dhe Irakut, ishte zgjidhur më në fund. Por në fund të javës së kaluar, rreth 100 luftëtarë të ISIS sulmuan një burg të kontrolluar nga kurdët sirianë pranë qytetit të Al–Hasaka në verilindje të vendit, në një përpjekje për të liruar mijëra të burgosur.

Njëkohësisht, disa “celula të fjetura” të ISIS sulmuan një sërë kampesh të drejtuara nga kurdët në rajon, ku jetojnë anëtarët e familjeve të xhihadistëve. U desh angazhimi i mijëra luftëtarëve nga Forcat Demokratike Siriane (FDS) që janë kryesisht kurdë, si dhe ndërhyrja e forcave ajrore amerikane që të arrihej zmbrapsja e rebelëve, të cilët kishin kapur gjithashtu disa pengje, përfshirë disa fëmijë.

Bilanci i 6 ditëve luftimeve të ashpra, të cilat përfunduan më 26 janar, është ende i paqartë, por të vdekurit mund të jenë me dhjetëra. Disa të burgosur arritën të arratisen. Prej muajsh ka një rikthim të ISS-it, në Siri por edhe në Irak.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, videoja e prerjes së kokës së një polici irakian tronditi popullsinë vendase, e cila shpresonte të gjente paqen pas 15 vitesh kaos dhe luftë. Ky rikthim i dhunës xhihadiste, tregon aftësinë e ISIS-it për të operuar në hije, pavarësisht goditjeve të pësuara në vitet 2018– 2019

Por ai ilustron edhe faktin, se ashtu siç parashikohet nga disa ekspertë, ky fenomen nuk mund të zhduket derisa të mos jenë eliminuar kushtet që lejuan lindjen e tij. Ky është sigurisht rasti në Siri, ku regjimi i Bashar Al–Asad e ka mbajtur pushtetin përmes gjakderdhjes, në një vend të shkatërruar nga lufta, ku më shumë se gjysma e popullsisë është zhvendosur brenda vendit apo është larguar jashtë vendit. Nëse shkaqet nuk ndryshojnë, as efektet nuk pritet tëndryshojnë.

Nyja kurde

Kjo gjë nuk po ndodh në zonat e kontrolluara nga kurdët. Pas rënies së kalifatit të ISIS, Donald Trump vendosi të tërheqë ushtarët amerikanë që ishin të pranishëm në zonat e kontrolluara nga kurdët, në mbështetje të këtyre të fundit.

Në momentin e fundit, Uashingtoni vendosi të mbante një kontigjent të vogël, i cili ia doli tëparandalojë rënien në duart e regjimit të Asadit të enklavave kurde. Por aspekti i fshehur i kësaj situate është se perëndimorët, duke filluar nga Franca, ua kanë deleguar kurdëve ndalimin e xhihadistëve nga vendet e tyre.

Gati 1 mijë francezë (rreth 600 burra, 100 gra dhe 250 pesëdhjetë të mitur, disa prej të cilëve vetëm 12 vjeç) ndodhen në kampet kurde të paraburgimit. Kur rinisën luftimet, UNICEF- i bëri thirrje për lirimin e 850 të miturve të ndaluar, duke rikujtuar se ata kanë të drejtë t’i nënshtrohen procedurave të drejtësisë restauruese.

Organizata e OKB-së që merret veçanërisht me fëmijët, i fton qeveritë e huaja që të organizojnë riatdhesimin e grave dhe fëmijëve që gjenden në një vend, që po përfshihet sërish nga luftimet e ashpra. Nga pikëpamja e sigurisë dhe ajo humanitare, rikthimi në kuadër të ligjeve aktuale i këtyre personave në vendlindje, duket shumë i domosdoshëm.

Por problemi është se kjo çështje është politikisht shumë delikate në Francë, ndaj është lënë mënjanë. Këta fëmijë që nuk i kanë kërkuar askujt asgjë. Ata janë të harruarit e një lufte që nuk mbaroi kurrë./bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.