Analiza satirike/ “Fati “rrëqethës” i Dritan Lelit!”- Agron Gjekmarkaj: Nga tradhtia ndaj ‘bamirësit’, te sherri me Damo qerratanë! ‘o unë o Lelo jeziti…’






Agron Gjekmarkaj1Nga Agron Gjekmarkaj

Dritan Leli Kryetari i Bashkisë së Vlores se dyti i emëruar jo me zgjedhje, po kalon ditë të trazuara plot dallgë nga ato që rrahin në Karaburun! Thonë që vite me parë ishte mjek ( ndoshta jo i keq) por Koçua aso kohe eminenca gri e “Atit” të Rilindjes futi duart në anonimitet dhe e zgjodhi për të qeverisur qytetin e Flamurit! Të përzgjedhësh në anonimitet tashmë nuk është faj, por traditë e politikes dhe kjo dihet pse! Për ta patur ushtar e qehaja në çdo vakt e cep të nevojës, dëshirës e hallit!

Koçua dhe “Ati” i Rilindjes një ditë u zunë në lartësinë e mendimeve të mëdha dhe i pari e hëngri iku nga politika!! Leli pa u ndjerë shkoi pas “Atit” dhe jo “bamirësit” të tradhtuar tre here para se gjeli të këndonte, se kështu e lypin këto punë!! Sapo kaloi mjegullën  mori emërimin e dyte dhe si nxënës i dalluar e i zellshëm dëgjonte vizionet e Liderit ndanë Lungomares se si Vlora do dilte ne Selamet , buzëqeshte ëmbël e pa tepri por me perunjesi të admirueshme duke cimbisur mjekrën here pas here nga hareja!

Ec e ec ditët kalonin dhe Lelua i cili nuk e tepronte me fjalë dhe nuk rëndej shumë në media me gjuhë tipike propagande diku u zu me Damo qerratanë dhe Damua tha o ay o unë! Se Damua inatin e ka zjarr ! Djemtë plangeprishes e vunë në veshtërsi “Atin”, e lanë nja dy ditë pa gjumë, dha e mori ti pajtonte po Damua kockë e fortë se të tillë e kishte bërë historia e këtyre tetë vite jallane, por të bereqtshme dhe kembengulte o unë o Lelo jeziti !!!

“Ati” me bujarinë që e karakterizon, me shpirtin det dhe mendjen qiqerr dha verdiktin: Lelua tha të shporret nga Bashkia dhe të behet deputet i bindur që Dritani do i puthte këmbët për këtë ylyfe të re dhe do i falej ymrit të tij !  Ndodhi hataja! Lelua u bë me trim se Zigur Leli dhe nuk e pranoi për qamet ofertën!! Damua i hakërryer mbet si daci në govixh  dhe i zukaste shefit, “s’kam hallin tim se çfarë jam unë, një hu, një gdhë , një hiç, por në duart e tu flori behëm, por tëndin se të prishi gjederin lamashi”! “Ati” nuk u besonte lajmësve , i zbonte një nga një derisa në portë të perzhitura nga dhimbja që po e derdhnin në Surrel u shfaqen Mamica dhe Kumbarushja!

Ato thjeshtë qanin , nduknin floket, çirrnin faqet dhe leshonin vikama që me ta këpute shpirtin !! Në Surrel zija e vaji eklipsuan diellin. Në fund Mamica përmes gugatjeve foli, “ai i mallkuari qe e kaloftë jetën në ferr e hapsana ka guxuar të thyeje zemrën tende të dlirtë e plot miresi” ! Suspancë, heshtje, tmerr o Zot ! Kumbarushja  e pasigurtë në duhej të yshtej me tej belbezoi “Imzot bëje shembull, gjykimi yt rafte si rrufe mbi të paudhin dhe dritë u bëftë për njerizimin, Vlorën dhe ne mekataret” !! ” Ati” nuk foli asnjë fjale, por me solemnitet tragjik u ktheu shpinën pellumbeshave lajmetare qe gjithmonë i sillnin jehe gëzimi por kësaj here jo !!!

Shtrëngate e moqavë filloi të binte mbi supet e brishta  të Lelit të ngratë ! E perjashtun nga partia pa çak pa bam ! Të vdekurit e bashkisë “tha Lideri e kaq mjaftoi që flete rrufetë të binin mbi të si breshër! Garë e madhe për ti treguar shefit dashuri e besnikëri !! Fatja nxorri penelin dhe boja vuuu ! Një tjeter deputete e Vlores e mallkoi me kuç e maç ! Por Lelua është futur në qoshe të ringut dhe ha grushtë nga të gjitha anët por ende në nivel lokal !! Të gjithë duan ti tregojnë “Atit” teksa ai bën sehir me avashllëk sesi e blujanë armikun që i thyeu xhanin , xhan e çfarë xhani ku rri pritmi i vatanit!

Diten kur të dalë Elisa ngarkuar me zymtesi , brymë e thithetimë do jëtë gjyqi i fundit për Dritan Lelin ! E pret shkarkimi, ndonje hetim nga SPAK, ndonjë arrestim si Fullanin kushedi ! Ditë të keqia priten ! Lelua nuk duhet të bëje gabimin e Diteziut që nuk kërkoi falje e tani ha thonjtë me dhembe rrugëve, me leter të redaktuar nga Kumbarushja , por të bëjë atë dhe valixhet bashkë me zahirete që ka vënë menjane me kembengulje milingone dhe të ike larg sa me larg në pendese e rrenqethje të merituar se ka refuzuar deshiren e Baba Dovletit që sytë i plaçin !! Shqiperia moderne i perbuz gabime të tilla !

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *