ANALIZA/ Shpëtim Nazarko: Shakaxhinjtë e Tiranës që fusin në sherr djemtë e lagjes…

Sherri-ne Elbasan-perplasja-militantetNGA SHPETIM NAZARKO

Dy incidentet e ndodhura së fundmi në Elbasan, tregojnë qartë se shakaxhintë politikë të Tiranës, kanë filluar tu bien trumpetave të luftës së ardhshme….Po pse kanë zgjedhur Elbasanin si test? Ka lidhje të drejpërdrejtë me sondazhet apo palët që i dinë mirë bastionet e tyre pas një përvoje tridhjetëvjecare betejash dhe rrëmujash politike, e dinë mirë ku mund të përcaktohet fati i zgjedhjeve të ardhshme?

Vetë nuk i besoj shumë sondazheve më shumë se sa thënies lapidare të Andreotit se më shumë se studimit të dhjetra dosjeve të mbushura në tavolinë, i pëlqente të shihte ndonjë gjest gjysëm të pavëmëndshëm të bashkëbiseduesve që diskutonin për këto dosje …

Sondazhet qoftë ato që në sytë e publikut duken se anojnë majtas, qoftë ata që anojnë djathtas bashkohen në një pike. Socialistët do të jenë forcë e parë dhe cështja themelore mbetet nëse do ta arrijnë kuotën e mjaftueshme për të bërë të vetëm qeverinë.

Referuar historisë tridhjetë vjecare politike dihet qartë një gjë. Aksi i veriut nga Tirana në Tropojë, jep epërsi të demokratëve. Aksi Tiranë-jug u jep socialistëve. Beteja kryesore ku palët do të kërkojnë kompesim për humbjet në akset Veri-Jug do të zhvillohet në Tiranë – Durrës-Elbasan –Korcë.

Nga të katër këto qytete Elbasani është pika qëndrore dhe pastaj Durrësi. Pavarësisht sondazheve unë besoj që në Tiranë ku kryebashkiaku i tanishëm ka epërsi të madhe në drejtim qeverisës ndaj ish kryesbashkiakut Basha, thjesht për shkak të rezultateve praktike në ujë, energji, shkolla mbledhje taksash nuk i prish dot balancat e votimeve të 2017. Në të njëjtin gjykim mund të mbetet edhe Korca. Ky qytet homogjen që pësoi më pak dëme se të tjerët pas 90-tës, po rimëkëmbet ngadalë dhe pavarësisht vlerës së kësaj rimëkëmbjeje e ka të qartë, se vetëm qetësia pavarësisht se kush fiton të majtë a të djathtë e lejon të vazhdojë rimëkëmbjen reale.

Durrësi mbetet ashtu si Elbasani një qëndër tensioni, por a mund të ketë përmbysje spektakolare? Edhe ai ka elementë pasigurie si në Elbasan, por jo të gradës së lartë. Durrësi që në kohën e Hoxhës në përgjithësi për shkak të detit dhe pasurisë që vinte prej tij, ka pëlqyer më shumë të vetqeveriset se sa ta qeverisin. Resurset e tij janë shumë më të mëdha se sa ato të Elbasanit. Tensionet do të jenë më të pkata edhe për shkak të vëmëndjes së ndërkombëtarëve që i dië mirë zhvilimet e viteve të fundit aty.

Ndërkaq ndryshe apo shumë më ndryshe nga Durrësi, Elbasani ka të tëra kushtet për të krijuar rrëmujën politike ku mund të futësh në sherr nga djemtë e lagjes, e deri parinë e lartë, ku përfshihen bizneset e mëdha, apo dhe deputetë apo ish shdeputetë…Ka dy arësye pse sherri për Elbasanin është dhe do vazhdojë të jetë i lartë. Ky qytet tipik tregtar për shekuj me radhë në kërthizën e Shqipërisë, në kohën e Hoxhës u shndrrua në qytet industrial. Futja e Metalurgjisë shtoi një numër shumë të madh të ardhurish nga rrethet e tjera të cilët pas gati 40 a 50 vjetësh mund ta kenë dyfishuar a më shumë ,këtë qark që gjithsesi është i vogël për të përballuar këto prurje kaq të mëdha. Vecanërisht pas 90-tës, kur e gjitha ëndra industriale ra dhe vargu i papunësisësisë u shtua pafundësisht. Mbetur pa pronë private të mjaftueshme dhe pa homogjenitetin e dikurshëm të jetesës, Elbasani filloi gradualisht të shndrrohej një lloj Palermoje dhe i tillë do të mbetet për shumë kohë. Apo deri sa politikanët ta kuptojnë cdo të thotë të lësh në mëshirën e fatit kryeqëndrën e Shqipërisë.

Shkaku i mësipërm është kryesori për të kuptuar pse aty ekziston lënda e pare për të nisur sherret e përmëndura më sipër.

Shkaku i dytë që lidhet po me të parin mund të kuptohet nëse shikon qoftë edhe zgjedhjet e fundit të 2917. Ku torta e deputetëve u nda jo midis dy partive të mëdha, por edhe me ato të LSI dhe PDIU. Radhët duhet të rigrupohen sipas koalicioneve përkatëse, po sa e lehtë është kjo?

Asnjeri nuk e di mirë këtë. Po një gjë dihet megjithatë mirë. Nëse Elbasani shkon në favorin e socialistëve cështja e zgjedhjeve është mbyllur që sot. Epërsia e qartë e socialistëve në jug që e kompeson dhe e tejkalon atë në veri dhe për shkak të numurit të qarqeve apo numurit të votuesve, të imponon betejën në Elbasan. Po dhe nëse cështja pas zgjedhjeve do të mbetet në numurat 71-69, këto numura do të jenë të varur nën një tension pikërisht këtu për shkak të dy faktorëve. Nuk do të më dukej cudi që vëmëndja e palëve qoftë edhe të huajve do të vijë e të fokusohet gjithnjë e më tepër rreth kësaj qëndre.

Do të ishte më mirë që dhe vëmëndja jo vetëm e politikës, por edhe e shtypit të përqëndrohej këtu. Jo aq për shkak të zgjedhjeve që po trokasin në derë .. Thjesht kryeqëndra gjeografike e Shqipërisë, nuk mund të mbetet në dorën e fatit, apo të shihet vetëm si eksperiment si mund të ndizej një zjarr për të ngrohur pak duart. Ndryshe nga qytet e tjera kjo kryeqëndër e vuan cdo rrëmujë të vogël si një tërmet të madh i cili nuk vazhdon tridhjet sekonda si të tjerët.. Ai mban të bllokuar e të sëmurë tërë vëndin, për një kohë shumë të gjatë.

Shakaxhinjtë politikë të Tiranës të majtë a të djathtë, duhet të mendohen mirë para se të vazhdojnë të fusin në sherr djemtë e lagjes… Aty nuk thyhen vetëm xhama, po shkatërrohet një vënd i tërë…/ Konica.al

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *