Analiza taktike/ Mat me 3 lëvizje, zbulohen manovrat e Mançini! Si e çuan italianët kupën në… krevat








Italia nuk ishte e përsosur, por suksesin e saj nuk mund ta njollosë më asgjë. E të mendosh që sfida nisi në malore, me Anglinë që gjeti golin pas vetëm 2 minutash. Përveç disavantazhit, “Axurrët” u gjetën të papërgatitur nga skema angleze dhe nga lëvizjet e Kejnit që duke shkuar në drejtim të portës së tij hapte korridore për shokët e skuadrës.

mancini

Teksa Tripier dhe Shou zbrisnin sipas dëshirës, Kieza dhe Insinje së bashku me kolegët Di Lorenco dhe Emerson rezultonin vazhdimisht me vonesë. Fotoja e parë dëshmon më së miri se strategjia e Sauthgejtit ishte rezultative, të paktën për gjysmën e parë të planit. Në fakt, suksesi i saj ishte gjysmak sepse kur duhej të konkretizonin, anglezët nuk arrinin dot të krijonin mundësi. Pavarësisht volumit dhe mbajtjes së topit deri në vlerën 69 për qind, Anglia e pati të pamundur për të kërcënuar Donarumën.

Terheqja e Kejnit

HARAKIRI – Tridhjetë minutat e para të fraksionit të dytë mund të thuhet se ishin pa frikë vetëvrasja futbollistike e anglezëve që nisën të dyshonin. Mançini duke parë vështirësitë e të tijve vendosi që të spostonte Zhorzhinjon që markohej këmba këmbës dhe të vendoste Verratin në regji.

Kjo lëvizje çoroditi mesfushën e rivalit dhe u bë burim për manovrën “axurre”. Në anën tjetër, disi për arsye energjike e pak për çështje psikologjike, gabimi trashanik i “Tre Luanëve” erdhi kur ekipi nisi të tërhiqej prapa më tepër sesa duhej. Sauthgejt u tregua i ngathët për të bërë zëvendësime, ndërkohë që sugjerimet e tij taktike nuk ndiqeshin.

Maunt dhe Sterling janë fajtorët kryesorë pasi shpesh e gjenin veten dukë bërë mesfushorët në një modul 5-4-1 pak të përshtatshëm për Anglinë.

Kejn i vetmuar dhe mbrojtësit e krahut shumë të shtypur, bënë që Italia të fitonte besim, çka solli edhe golin e Bonuçit që vërtet nuk erdhi në aksion e sipër, por ishte sinjali që u duhej djemve të Mançinit. Ndërkohë, Bonuçi dhe Kielini kishin marrë masat për të asfiksuar Kejnin, që ndërkohë nuk po mundte më ta çonte ekipin përpara. Në shtesën e parë, Italia u spostua dukshëm drejt sulmit teksa ngritja e Di Lorencos (Foto 2) i mblodhi edhe më shumë anglezët që menduan të mbroheshin me shpresën se do të gjenin momentin e duhur për një kundërsulm vrastar.

Spostimi i Di Lorencos

ÇELËSI – Në fakt, strategjia italiane pati ndryshuar kur Mançini ftoi Kiezen të synonte qendrën e majtë. Teksa në çdo rast juventini ndiqej nga dy rivalë, Emersonit i krijohej mundësia që të rriste rrezen e veprimit.

Dyshja italiane ishte shtegu ku skuadra u mundua të ndërtonte urën drejt fitores, por dëmtimi i Kiezës ndërlikoi edhe një herë planin mançinian. Ndihmesa do të vinte nga Kristante që ishte hedhur në lojë për t’i dhënë dritë një zone të errësuar nga i fikuri Barela.

Spostimi i Kiezes

Mesfshori i Romës, falë edhe freskisë atletike, u shndërrua në një vlerë të shtuar, pasi përveç filtrit, bëhej edhe sulmues kur zona angleze tentohej me Krosime. Shou,i sfiltur nga ngjtje-zbritjet në korsinë përkatëse, mundohej ta frenonte, por diferenca në peshë dhe energji bëri që Kristante t’i afrohej edhe golit.

LOT ANGLEZ – Sauthgejt, siç kishte bërë edhe në takimet e mëparshme, reagoi vetëm me Grilishin, që ashtu si ndaj Danimarkës, ofroi pak nga repertori i tij. Rashford e Sanço ishin hapat fals që dënuan Anglinë. Futja e tyre ishte e vonuar dhe shtoi dozën e frikës në radhët e “Tre Luanve” që nga pika e bardhë humbën edhe betejën e fundit duke i dhuruar fitoren me gabimet e tyre, Italisë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *