Analiza taktike/ Top në tokë dhe kompaktësi, ja analogjitë dhe ndryshimet mes ekipit të Kontes e Inzagit










Simone Inzagi rreth 2 muaj më parë mori në dorë frenat e Interit, atëherë të saposhpallur kampion Italie. Bashkë me lumturinë për hapin e madh në karrierë, trajneri trashëgoi edhe përgjegjësinë dhe hijen e Antonio Kontes, teknikut që i dha trofeun ziklatërve. I vetëdijshëm për krahasimin që do e shoqërojë gjithë sezonin, Inzagi po përpiqet t’i japë këtij Interi fytyrën e tij duke nisur nga taktikat, pavarësisht ngjashmërive që i karakterizojnë trajnerët mes tyre.

inter

ANALOGJITË – Ndeshja e parë e të dy trajnerëve ka qenë fotokopje ku ndryshuan protagonistët. Në ndeshjen e parë zyrtare më Interin të dy teknikët kanë fituar 4-0, dhe në të dyja rastet kanë shënuar debutuesit. Ndaj Leçes në 2019, shënuan Lukaku e Sensi, ndërsa këtë herë rrugën e rrjetës e gjetën Xheko e Çalhanoglu.

MË PAK DIREKT – Është shpejt për të gjykuar sepse janë luajtur vetëm 90 minuta, por Interi ka ndryshuar. Zikaltrit kanë zbritur në fushë me mentalitetin dominues të trashëguar nga Konte, por kanë ndryshuar në interpretimin e lojës. Në vertikalizime djemtë e Simones janë më pak direktë dhe më të lirë për të vepruar. Nuk u pa asnjëherë ndaj Xhenoas, pasimi i gjatë në drejtim të sulmuesit, tipike e Kontes për të nxjerrë ekipin në sulm. Këtë herë të gjitha manovrat kanë kaluar nga këmbët e Brozoviçit që nuk ka më Eriksenin si partner, por Çalhanoglunë. Me turkun Interi humbet në regji, por fiton në finalizim.

inter 1

PRESINGU – E reja që ka sjellë Inzagi në ekip është presingu në të gjithë zonat, përfshirë dhe metrat e fundit të fushës, ndryshe nga Konte. Xhekos nuk i nevojitet hapësira që i nevojitej Lukakut, sepse bën mirë dhe në zona të ngushta, ndaj ekipi nuk ka më nevojë ta mbajë presionin në mesin e fushës për të siguruar hapësirën për sulmuesin. Për t’iu përshtatur cilësive të boshnjakut, bëhet i nevojshëm rikuperimi i topit pranë zonës së kundërshtarit, prandaj dhe bariqendra mesatare e ndeshjes së djeshme ishte 56.3 metra, shumë më e lartë se 50.1 metrat e sezonit të shkuar. Skuadra qëndroi e mbledhur ashtu si në kohën e Kontes, por më pak e gjerë (48.8 metra kundrejt 49.4 të sezonit që lamë pas), duke treguar se këtë vit do të aplikojë më shumë depërtimet nga qendra.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *