ANALIZA/ “Të ndajnë ndërtesën? ” – Artan Fuga zbërthen situatën në Partinë Demokratike: O pika kongresit tuaj! Fikja e dritave bëhet nga instiktiv…









NGA ARTAN FUGA/ Të ndajnë ndërtesën? Po sigurisht, pse si, kush e ka me tapi ? Aty, dhomën ne, banjon ti, unë bodrumin, ti ballkonin, si çiftet e ndara!

artanfugapd

Tragjedia dhe komedia janë tragjikisht bashkë.

Madje do të ndajnë edhe zyrat në Kuvendin e Shqipërisë. Po vonohen tashmë!

Nuk shoh ende një grup deputetësh që të rithemelojnë strategjitë parlamentare të PD.

Do të ndajnë edhe zyrat e partisë nëpër rrethe. Pse si? Cdo veprim si shkak ka pasojë!

Do të ndajnë edhe veturat e bukura të partisë, pse si?

Do të ndajnë fondet, pse si? Do të ndajnë rrogat, dietat, telefonët, tavolinat, pse si?

Do të ndajnë edhe buxhetet, edhe investimet, edhe karriget në komisionet parlamentare, pse si?

Do të ndajnë karriket në komisionin qendror të zgjedhjeve, pse si?

Nërtesa e partisë sipas psikanalizës përfaqëson simbolikisht femrën. Kush do ta penetrojë? Simbolika e metaforës është pasionante! Kush hyn brenda! Kush i hipën te shkallët!

Te maçizmi ynë ka vlerë të madhe metafora seksiste! Se unë u thosha : Nuk e njihni ju teorinë e Frojdit si biri vret Babën!!! E huuu, ka punë ajo metaforë frojdiste! Se në periudhën e barbarisë kur njeriu hante njeriun, biri hynte në konflikt me babain se kush prej tyre do të bënte seks me nënën! Kjo është e vërteta e kohërave parahistorike që Frojdi e quante SKENA! Kush përfshin ndërtesën. Kap femrën që pret!

Fikja e dritave bëhet nga instinkti, sepse skena erotike bëhet në errësirë! Derës me shkelm? Patjetër. Trupi që me forcë kërkon të hyjë në një të çarë!

Ndryshe një palë hyn brenda, pjesa tjetër masturbohet në të ftohtë te sheshi, te shkallët e pallatit!

Betejë e gjatë kjo! Kujtonin se një parti staliniste si të gjitha në Shqipëri do të mund të mbahej gjoja me kongrese : Parti – Enver jemi gati kurdoherë!

O pika kongresit – thuaj! Kongresi i vazhdimësisë…, pas 25 prillit!

Pse do të duronin antarët që elita e zgjedhur të integrohej në privilegjet e pushtetit kurse militantët që u dhanë votat, të rrinin pa punë, të përbuzur, të varfër?

Ti ngrohtë me ndërtesën dashuri, ne në shi e të ftohtë masturbim politik! Kjo është plaga e kalbët, ky është krimbi, të tjerat janë përralla me karagjozë! Nuk ka propagandë të mediave “të pavarura” që e mbulon dot !

Tani koha e përplasjes! Zyrat nuk janë gjë! Do ndajnë edhe shpresat e marra për të kapur poste virtuale, dikur, pastaj, nesër, pasnesër !

(Askush nuk ka të drejtë ta marrë këtë tekst, ta ribotojë, pa lejen e drejtpërdrejtë të autorit! Ai është nën mbrojtjen e ligjit të së drejtës së autorit)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *