Ançeloti i tregon derën Hazardit: Nëse një lojtar dëshiron të largohet nuk mund ta ndalojmë, le të ikë!








Në Madrid nuk kanë kohë për t’u qarë për barazimin përballë Osasunës, sepse në prag është ndeshja kundër Elçes. Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku ka folur për këtë takim, por edhe tema të tjera, përfshirë atë të merkatos.

anceloti

Tekniku italian ka qenë i prerë në fjalën e tij duke theksuar se askush nuk do të mbahet me zor në ekip, duke iu referuar lajmeve për largimin e mundshëm të Eden Hazardit.

SHUMË PAK PUSHIM

“Nuk është situata më ideale për t’u përgatitur dhe e dimë se kur kalendari ngjeshet rëndësi ka përgatitja fizike e lojtarëve. Nuk mund të ankohemi më, por duhet të zbresim në fushë e të bëjmë detyrën, të fitojmë”.

KSAVI

“Mund t’i uroj më të mirën si trajner”.

HAZARD DHE LARGIMET

“Në karrierën time kurrë nuk kam mbajtur në ekip një lojtar kundër vullnetit të tij. Nëse dëshiron të qëndrojë le të qëndrojë, kushdo qoftë. Nëse do të largohet derën e ka të hapur. Nëse një lojtar dëshiron të largohet e mira është të respektojmë zgjedhjen e tij, nuk ka diskutim tjetër në këtë mes”.

ARBITRAT NË SPANJË

“Nuk mund të them nëse janë më të mirë apo më të këqij. Kampionatet ndryshojnë mes tyre. Edhe kampionati spanjoll në vetvete ka ndryshuar, nuk është ai i disa viteve më parë, është më global, më i drejtpërdrejtë. Mendoj se nuk ekziston fjala futboll më i mirë apo futboll më i keq”.

MBROJTJET E MBYLLURA

“Mendoj se kemi punë për të bërë në fazën sulmuese. Duhet të jemi më të qartë e më cinikë para porte. Këtu futen edhe gjëra të tjera si pozicioni në zonë, lëvizshmëria pa top. Kemi punë përpara”.

FUTBOLLI DHE VAR-I

“Në fakt, ka disa rregulla që janë ndërlikuar disi. Pozicioni jashtë loje, për shembull, dhe kjo nuk është në të mirë të futbollit”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *