Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër PSG-së sonte në mbrëmje në Paris. Meraku i tij është kapiteni Karim Benzema. Ançeloti shpreson që sulmuesi francez të jetë gati për të zbritur nga minuta e parë në fushë. Në lidhje me ndeshjen, tekniku italian ka qenë i qartë, duke theksuar se do të jenë dy beteja të forta.
NDJESITË E KARLOS – “Mund të them se janë pozitive, kemi vetëbesim të plotë. Natyrisht që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër një rivali të fortë. Mos harroni se luajmë kundër një skuadre që aspiron të fitojë Ligën e Kampioneve. Kjo mund të ishte fare mirë një finale”.
PARISI DHE MADRIDI – “Për mua si trajner nuk është aspak e vështirë të drejtoj PSG-në apo Realin. Sa më i madh klubi aq më mirë. Unë e shoh si kënaqësi të drejtoj secilën nga këtu dy skuadra”.
SKEMA – “Ne planifikojmë të luajmë me një 4-3-3 që jemi mësuar tashmë. Por, mund të luajmë edhe me katër mesfushorë nëse do ta shohim të arsyeshme”.
MBAPE – “Çdo lojtar kërkon të japë më të mirën për skuadrën që përfaqëson. Objektivi është një dhe i vetëm, të mundim rivalin në fushë. Se çfarë mendon Mbape për Parisin kjo është puna e tij. Por, unë them se ai mendon sikurse Benzema për Realin. Jam i bindur se në mendjen e tij është vetëm objektivi për të eliminuar Realin. Sikurse yni për të eliminuar Parisin”.
PËRGATITJA E NDESHJES – “Parisi është një skuadër që pëlqen të ketë zotërimin e topit dhe shumë e rrezikshme në tranzicion. Pak a shumë këto karakteristika ka dhe Reali. Jemi dy skuadra të ngjashme”.
HISTORIA NË CHAMPIONS – “Historia e Realit flet vetë. Por, të dyja ekipet kanë atë presionin e të luajturit kundër një rivali të madh. Nuk duhet të shohim shumë shifrat, por të zbresim me motivimin e duhur në fushë. Liga e Kampioneve nuk është obsesion për ne, por motivim. Për mua si trajner kjo është një ndeshje mjaft e lehtë për t’u përgatitur. Rëndësi ka përgatitja psikologjike. Çdo trajner ka planin e tij, strategjinë e tij, por skuadra duhet të jetë e qetë nga koka”.
KUJTIMI NGA PARISI – “Ruaj kujtime të shkëlqyera. Kam pasur raporte mjaft të mira me tifozët. Por, dhe Mauricio po bën një punë për t’u admiruar, sepse nuk është e lehtë të drejtosh një klub të tillë”.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al