Anëtarë të KLP-së dhe avokatë, publikohen 9 kandidatët për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese








Gjykata-Kushtetuese

Gjykata e Lartë ka njoftuar 9 kandidatët për 3 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një njoftimi zyrtar, janë paraqitur 9 kandidatura ndërkohë që dokumentacioni do të shqyrtohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

“Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkurruar në tre vendet vakante për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese 9 kandidatë.”, thuhet në njoftimin e GJL-së.

9 kandidatët për anëtarë të Kushtetueses janë:

  1. Albert Demirneli (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
  2. Alket Jaupi (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
  3. Dhimitrula Spiro (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  4. Ervin Karamuço (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha, zj. Vitore Tusha dhe z. Gani Dizdari);
  5. Helena Papa (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  6. Saimir Visha (pa specifikim për cilin nga vendet vakant);
  7. Sandër Beci (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  8. Vatë Staka (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  9. Zhaklina Peto (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha).
  10. Më 3 qershor, Gjykata e Lartë njoftoi hapjen e procedurës së aplikimit për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese pas mbarimit të mandatit të 3 anëtarëve aktualë.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Lartë:

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 03.06.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 3 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese që duhen plotësuar nga Gjykata e Lartë, si më poshtë:

  1. Në vendin vakant që krijohet pas largimit të znj. Vitore Tusha (mandati i plotë 9 vjeçar i së cilës ka mbaruar në vitin 2017), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në mars të vitit 2025;
  2. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Fatmir Hoxha (mandati i plotë 9 vjeçar i të cilit ka mbaruar në vitin 2020), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në muajin qershor të vitit 2028;
  3. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar i të cilit mbaronte në vitin 2022), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri nëmuajin mars të vitit 2022.

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *