
19:15 12/05/2022
Ekspertja britanike e inteligjencës Louise Jones, për Sky News ofron një panoramë si mund të duket NATO nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen. Finlanda, e cila zakonisht mban një qëndrim neutral, ka njoftuar sot se do të ecë përpara për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
“Për të kuptuar se sa lëvizje e madhe është kjo, duhet të shikojmë historinë e NATO-s. Ajo u formua pas Luftës së Dytë Botërore, e fokusuar kryesisht në vendet e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe natyrisht SHBA-dhe kryesisht në Europën Perëndimore. Qëllimi kryesor ishte kundër Bashkimit Sovjetik”.
Megjithatë, Jones tha se pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitet 1990, “shtetet baltike të Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë, aplikuan për anëtarësimin në NATO pothuajse menjëherë”.
“Vendet si Finlanda dhe Suedia, të cilat kishin ruajtur mjaft neutralitet gjatë Luftës së Ftohtë, vendosën të vazhdojnë të ndjekin ato politika.”
Ekspertja thotë se momenti kur këto dy vende do i bashkohen NATO-s, do të jetë “ditë e keqe për presidentin [Vladimir] Putin”.
“Kjo nuk është fare ajo që ai donte. Neutraliteti i Finlandës dhe Suedisë i përshtatej dhe më pas ai mund të fokusohej më në jug. Por tashmë Putin ka shumë pak gjëra në dorë”, tha Jones./tvklan.al