Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, Erdogan i vendosur: Turqia nuk do ta miratojë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është shprehur i vendosur se Turqia nuk do të miratojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Më tej Erdogan ka bërë thirrje që delegacionet suedeze dhe ato finlandeze të mos tentojnë bisedime me qëllim për të ndryshuar vendimin e Turqisë për këtë çështje.

Pushtimi i Moskës në Ukrainë , megjithatë, ka çuar në një rishikim radikal të politikave të sigurisë, të Finlandës dhe Suedisë.

Anëtarësimi në NATO do të kërkonte ratifikimin nga të gjithë anëtarët ekzistues.

Turqia është anëtare e NATO-s që nga viti 1952 dhe anëtarësimi i saj mbetet një gur themeli i politikës së saj të jashtme ndaj vendeve perëndimore.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.