Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ “Do ua lë si dhuratë për Vitin e Ri liderëve’, Rama tregon ç’do ndodhë më 13 dhjetor në Bruksel: Kemi bashkëpunuar me Mira Muratin për…

anetaresimi i shqiperise ne be do ua le si dhurate per vitin e ri lidereve rama tregon cdo ndodhe me 13 dhjetor ne bruksel kemi bashkepunuar me mira muratin per
anetaresimi i shqiperise ne be do ua le si dhurate per vitin e ri lidereve rama tregon cdo ndodhe me 13 dhjetor ne bruksel kemi bashkepunuar me mira muratin per

Edi Rama: E kërkoj Mira Muratin i ndrojtur nga një ndrojë që nuk më karakterizon… pas një komunikimi telefoni i kërkoj ndihmë për ta bërë gati më shpejt Shqipërinë për anëtarësimin europian. Ajo qesh se mbase kujtoi se unë po bëja humor, por thotë ‘po të dëgjoj’.

Dhe unë e pyes që a është e mundur që në vend se ne të rekrutojmë një armatë me përkthyer dhe një batalion me jurist dhe të shpenzojmë miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT. E dëgjoi me kujdes dhe më përgjigje ‘më duket e mundur’.

Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët, dhe sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbaroj mbledhja bashkë me dilemën greke, do ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE.

Pra, besoj se është e qartë se asnjë cic-mic, nuk e vonon dot Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Jo vetëm që do e bëjë shumëfish më shpejtë se sa më i shpejti e ka bërë më parë dhe bujarisht do ndihmojmë edhe Kosovën, edhe pse nuk është ende vend kandidat. Askush nuk e ndalon dot që në legjislacion të funksionojë si një vend anëtar i BE-së.

VIJON…

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts