Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor/ Sassoli: Vendet të përfundojnë reformat, BE të mbajë premtimet!






Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sassoli thekson se zgjerimi i unionit do të ishte pozitiv për paqen dhe prosperitetin, si në rajon ashtu edhe në Europë.

Charler Michel (nga majta),David Sassoli dhe Ursula von der Leyen
Charler Michel (nga majta),David Sassoli dhe Ursula von der Leyen

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor,” tha Sassoli.

Nga njëra anë Sassoli shprehet se shtetet që aspirojnë integrimin duhet të përfundojnë reformat, por ndërkohë thotë po ashtu se BE duhet të mbajë premtimet dhe të njoh progresin e bërë.  Aktualisht Brukseli po zhvillon bisedimet e pranimit me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa kandidatë zrtarë janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Procesi i integrimit për këtë të fundit ka mbetur në vendnumëro, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria, pas një mosmarrëveshje lidhur me gjuhën dhe historinë. Bullgaria, e cila kërkon që Shkupi të pranojë se si identiteti ashtu edhe gjuha e saj janë bullgare, muajin e kaluar tha se nuk kishte në plan të heqë veton në bisedimet e pranimit.

Shkupi këmbëngul se maqedonishtja është një gjuhë e veçantë sllavo-jugore që formon pjesë të kulturës dhe identitetit kombëtar të vendit, ndërsa Sofja thotë se maqedonishtja është një dialekt rajonal i bullgarishtes. Mbetet për tu parë nëse Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *