
16:48 09/03/2022
Krerët e vendeve anëtare pritet të diskutojnë kërkesën e Kievit së shpejti
Anëtarësimi i Ukrainës në BE duket se ka ndarë vendet anëtare të unionit me disa që e mbështesin integrimin dhe të tjera vende që nuk janë dakord.
Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i bllokut i cili ka folur në kushte anonimiteti për kanalin televizv “Sky Neës”. Kjo deklaratë vjen një ditë përpara se krerët e vendeve anëtare të mblidhen për të diskutuar kërkesën e Kievit, për t’u bërë sa më shpejt pjesë e unionit, një kërkesë e cila u paraqit javën e kaluar nga Ukraina.
Por ajo çfarë thekson zyrtari, i cili është vetë i përfshirë në përgatitjen e samitit të BE-së në Versajë të Francës është se të gjithë liderët janë në favor të forcimit të marrëdhënieve me Kievin.
“Por pyetja që lind është nëse ata do të mundin të gjejnë konsensus për zgjerimin e Ukrainës, që ndonjëherë është një proces i ndërlikuar“, thotë zyrtari. Por dhënia e anëtarësimit ka të ngjarë të shihet si një provokim nga Rusia çka mund të bëjë që tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë të përkeqësohen edhe më shumë.
Klan News