“Anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë”, Presidenti Begaj pret në takimin e lamtumirës ambasadoren e BE, Hohmann

anetaresimi ne be eshte objektivi strategjik me madhor i shqiperise presidenti begaj pret ne takimin e lamtumires ambasadoren e be hohmann

Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti sot në takimin e lamtumirës, Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj çmoi rolin e Ambasadores Hohmann në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të delegacionit të BE-së në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kreu i Shtetit vuri në dukje se Hohmann erdhi në krye të delegacionit vetëm pak ditë pasi Shqipëria kishte çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian një vit më parë.

Për Kreun e Shtetit, anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në fund të takimit, Presidenti Begaj i uroi suksese znj. Hohmann në karrierën e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts