“Anëtarësimi në BE, i pamundur nga Rama dhe organizata e tij”, Berisha: Nga viti 2013 kemi ecur me ritmet më të ngadalta në Europë

anetaresimi ne be i pamundur nga rama dhe organizata e tij berisha nga viti 2013 kemi ecur me ritmet me te ngadalta ne europe
anetaresimi ne be i pamundur nga rama dhe organizata e tij berisha nga viti 2013 kemi ecur me ritmet me te ngadalta ne europe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar komunikimin e tij të radhës me simpatizantët nga dritarja e banesës së tij, ku ai ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 dhjetorit.

Berisha është shprehur se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është “fati më i bardhë i Shqipërisë”, por sipas tij kjo është bërë e pamundur nga Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri, grupet kriminale të organizuara në drejtësi dhe institucione të tjera.

Ish-kryeministri theksoi se Shqipëria nga viti 2013, de facto ka ecur me ritme më të ngadalta se çdo vendi në historinë e Europës.

“Mirënjohjen time më të thellë, përshëndetjet më të përzemërta për ju, luftëtarët e lirisë, që po mbillni shpresë dhe besim te çdo shqiptar.
Protesta juaj, qëndrimi juaj ka një rëndësi vendimtare për fatin e këtij vendi.
Për secilin prej nesh, për secilin shqiptar, fati më i bardhë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është anëtarësimi në BE.
Por, siç e shihni, ky anëtarësim është bërë një horizont i pamundur nga Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri, grupet kriminale të organizuara në drejtësi dhe institucione të tjera.
Kështu që Shqipëria miqtë e mi, nga viti 2013 gjer sot, de facto ka ecur jo me ritmet e breshkës, por me ritme më të ngadalta se çdo vendi në historinë e Europës.
Në qoftë se ndalemi vetëm dy vitet e fundit, pas miratimit në parim të hapjes së negociatave, çfarë ndodhi? Duhet të hapeshin në fakt vetëm dy-tre muaj pas parimit.
Kanë kaluar 2-3 vjet. U tha në dhjetor, por në dhjetor erdhi lajmi tjetër se shtohen kushtet për Shqipërinë, para se të hapen negociatat.
Miqtë e mi, beteja për të çelur dyert e Europës është betejë e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë.
Kemi mbetur dhe rrimë jashtë jo se BE nuk ka bërë dhe nuk bën përpjekje të jashtëzakonshme, por në krye kemi një qeveri, një kryeministër që nuk ka asnjë interes kombëtar, asnjë interes shoqëror, asnjë interes evropian, por vetëm interesa të pasurimit të vet, interesa kriminale”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts