Anëtarësimi në NATO, Biden nënshkruan dokumentet e mbështetjes së SHBA-së për Suedinë dhe Finlandën

Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi sot dokumente që mbështesin pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, zgjerimi ky më i rëndësishëm i aleancës ushtarake që nga vitet 1990.

Biden nënshkroi “instrumentin e ratifikimit” të SHBA-së duke mirëpritur të dy vendet, hapi i fundit për miratimin e aplikimit të tyre nga Shtetet e Bashkuara.

“Ishte dhe është një moment vendimtar, besoj, në aleancë. Dhe për një stabilitet më të madh të sigurisë jo vetëm të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, por të botës.

Në një moment kur Rusia e Putinit ka shkatërruar paqen dhe sigurinë në Evropë, kur autokratët po sfidojnë vetë themelet e një rendi të bazuar në rregulla, forca e një aleance transatlantike dhe angazhimi i Amerikës ndaj NATO-s është më i rëndësishëm se sa ka qenë ndonjëherë”, u shpreh Biden.

Senati i SHBA-së e mbështeti zgjerimin me një rezultat dërrmues 95-1 javën e kaluar, një shfaqje e rrallë e unitetit dypartiak në një Uashington të ndarë ashpër.

Senatorët demokratë dhe republikanë miratuan fuqimisht anëtarësimin për dy vendet nordike, duke i përshkruar ato si aleatë të rëndësishëm, ushtritë moderne të të cilëve tashmë kanë punuar ngushtë me NATO-n. Lexo më shumë

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Moska ka paralajmëruar vazhdimisht të dy vendet kundër anëtarësimit në aleancë.

“Putini po merr pikërisht atë që nuk donte, me hyrjen e dy vendeve në aleancë”, tha Biden.
30 aleatët e NATO-s nënshkruan protokollin e pranimit për Suedinë dhe Finlandën muajin e kaluar, duke i lejuar ata të bashkohen me aleancën e armatosur bërthamore sapo të gjitha vendet anëtare të ratifikojnë vendimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.