Anëtarësimi në NATO, ministri i Jashtëm turk: Ndryshimet legjislative të Suedisë nuk mjaftojnë që ne të japim miratimin

anetaresimi ne nato ministri i jashtem turk ndryshimet legjislative te suedise nuk mjaftojne qe ne te japim miratimin

Ndryshimet legjislative të Suedisë në përputhje me memorandumin e nënshkruar në Madrid vitin e kaluar duhet të reflektohen në praktikë, tha sot ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Duke folur në një konferencë shtypi pas takimit të pestë të mekanizmit të përbashkët të përhershëm midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë në kryeqytetin belg Bruksel, Fidan tha se “është e domosdoshme që vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në NATO të marrin qëndrim të vendosur në luftën kundër terrorizmit”.

“Suedia ka ndërmarrë hapa përsa u përket ndryshimeve legjislative, por ndryshimet legjislative duhet të reflektohen në praktikë”, theksoi ai.

Suedia nuk ka mundur të parandalojë provokimet, gjë që ndikon në qëndrimin e Ankarasë, tha Fidan, duke iu referuar sulmit të fundit ndaj librit të shenjtë Kuranit në Stokholm.

Ai, megjithatë, shtoi se Turqia mbështet plotësisht politikën e dyerve të hapura të aleancës ushtarake.

Takimi erdhi përpara samitit të liderëve të NATO-s në Vilnius të Lituanisë më 11-12 korrik.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë shkurtin e kaluar.

Edhe pse Turqia ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO, ajo nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë, duke thënë se Stokholmi ende nuk i ka adresuar shqetësimet e saj të sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts