Anëtarët e PD-së mbajnë mbledhjen në Këshillin e Mandateve pa prezencën e maxhorancës, zbulojnë trukun e PS-së që mund t’i vijë në ndihmë Alqi Bllakos






Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi pasditen e kësaj të mërkure se mbledhja e Këshillit të Mandateve për deputetin Alqi Bllako, e parashikuar për në orën 18:00, nuk do të mbahej pasi me dorëheqjen e deputetit bie objekti i shqyrtimit të komisionit.

kuvendialqibllako

Megjithatë përfaqësuesit e PD-së në komision kanë mbajtur mbledhjen pa prezencën e mazhorancës, ku kanë firmosur dhe procesverbalin.

Në procesverbal theksohet se mbledhja është e vlefshme, pasi anulimi i saj është jashtë kompetencave të kryetares së Kuvendit.

Sipas PD shmangia e mbledhjes e fut procesin penal në kurthe proceduriale të cilat mund të shfrytëzohen më pas nga i pandehuri.

procesverbali

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.