Anëtarët e rinj të Kryesisë së PS/ Kandidatët më të votuar që morën besimin e socialistëve dhe kush mbeti jashtë! Renditja sipas votave





Asambleja e Partisë Socialiste ka votuar sot për 12 anëtarët e kryesisë, 6 gra dhe 6 burra. Në garë kanë qenë 20 kandidatë, por vetëm 12 kanë mundur të marrin besimin e socialistëve.

edi rama-kryesia e ps-asambleja

Kështu, nga 10 gratë kandidate u zgjodhën Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Mimi Kodheli. Ajo që bie në sy është se ministrja Belinda Balluku ka marrë më shumë vota, 207 në total.

Ndërkohë kandidatet që nuk fitojnë garën për Kryesinë e PS janë Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhembulla.

Ndërkohë nga radhët e burrave fitues janë, Ditmir Bushati, i cili është edhe më i votuari, Arben Pëllumbi, Pandeli Majko, Armando Subashi, Erjon Braçe dhe Ilir Beqja.

Jashtë garës kanë mbetur Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo, Eduard Shalsi.

Lista e Grave:

Fiton:

1-Belinda Balluku 207 vota
2-Ogerta Manastirliu 204 vota
3-Blerina Gjylameti 199 vota
4-Evis Kushi 183 vota
5-Olta Xhaçka 180 vota
6-Mimi Kodheli 179 vota

Nuk Fiton:

1-Milva Ikonomi 175 vota
2-Ermonale Felaj 117 vota
3-Klotilda Ferhati 114 vota
4-Almira Xhembulla 94 vota

Lista e Burrave:

Fiton:

1-Ditmir Bushati 204 vota
2-Arben Pëllumbi 203 vota
3-Pandeli Majko 198 vota
4-Armando Subashi 177 vota
5-Erjon Braçe 174 vota
6-Ilir Beqja 173 vota

Nuk Fiton:

1-Pjerin Ndreu 166 vota
2-Fatmir Xhafaj 137 vota
3-Eduart Shalësi 116 vota
4-Ervin Demo 98 vota

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *