Angela Merkel me një libër autobiografik?

22:40 11/12/2021

Merkel pritet të shpjegojë vendimet më të rëndësishme gjatë karrierës në politikë

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron të shkruajë një libër autobiografik ku do të shpjegojë vendimet e saj më të rëndësishme politike. 67-vjeçarja, ia dorëzoi kancelarinë pasuesit Olaf Scholz  pas 16 vitesh në pushtet.

Menaxherja prej shumë kohësh e zyrës së Merkelit, Beate Baumann, i tha të përjavshmes gjermane të lajmeve Der Spiegel se Merkel “nuk dëshiron të ritregojë tërë jetën e saj, por momentet më pikante”. Ajo do të shpjegojë vendimet më të vështira gjatë jetës së saj politike.

Sipas Baumann libri është një angazhim tjetër i Merkelit i cili pritet të zgjasë 2-3 vite.

“Kancelarja dhe unë jemi të sigurt se, nëse e bëjmë këtë libër, atëherë do ta bëjmë të vetëm, pa shkrimtarë fantazmë, pa historianë, pa gazetarë”, tha ajo.

Nëse ky libër realizohet, lexuesit  do të kenë mundësinë të gjejnë disa përgjigje në karrierën e gjatë politike të Merkelit  e përbërë nga një sërë ngjarjesh nisur nga recesioni global i vitit 2007, deri te kriza e emigrantëve në Evropë në 2015, dhe aktualisht pandemia e koronavirusit.

Kancelarja e parë grua e Gjermanisë i dha fund jetës politike pasi hoqi dorë nga kandidimi për një mandat të pestë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.