Angela Merkel vaksinohet me AstraZeneca: Çelësi i vetëm për të dalë nga pandemia

22:29 16/04/2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka marrë sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Kancelarja ka shkuar sot në qendrën e vaksinimit në Berlin, ku dhe mijëra qytetarë të tjerë kanë marrë vaksinën AstraZeneca.

Pas vaksinimit Merkel në një deklaratë të shkurtër u ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë si ajo, pasi vetëm vaksina është çelësi për të dalë nga pandemia.

Unë jam i kënaqur që kam marrë vaksinën time të parë sot me AstraZeneca. Falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në fushatën e vaksinimit  dhe të gjithë ata që po vaksinohen. Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë.”, tha Merkel.

Gjermania është një nga vendet që po kryen vaksinim masiv. Me vaksinën AstraZeneca që e mori dhe Angela Merkel po vaksinohen qytetarët mbi 60 vjeç./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *