Angli-Gjermani, sot klasikja që prodhon vetëm drama/ Gola fantazmë dhe penallti, “Pancerat” janë një makth









Anglia do të luajë përballë Gjerman isë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve sot në “Wembley”. Kjo klasike europiane premton që do të jetë një tjetër duel spektakolar, pavarësisht se praktikisht nuk luan shumë për fatet e grupit.

6177fe4158c6a1b9b7a8e621cf1c2772829fae43

Rivaliteti nuk është aq i ndjerë për gjermanët sesa është në ishull, duke qenë se “Pancerat” u kanë marrë thuajse gjithnjë më të mirën rivalëve në turne. Më poshtë janë 5 prej dueleve më të bukura në histori ku këto kombëtare janë ndeshur 34 herë.

BOTËRORI 1966 (FINALE) – Momenti më i rëndësishëm në historinë e kombëtares angleze. Skuadra e Alf Ramsejt mundi Gjermaninë në finalen e Botërorit 55 vite më parë në “Wembley”. Hërst barazoi golin e shpejtë të Helmut Halerit, përpara se Martin Piters të shënonte në minutën e 78-të. Një gol i Volfgang Veberit 1 minutë përpara fundit e dërgoi finalen në shtesë dhe atje u prodhua një nga momentet më dramatike të historisë së turneut.

Goditja e Hërstit u përplas në pjesën e poshtme të traversës dhe kërceu mbi vijën fatale përpara se të dilte jashtë, duke shkaktuar konfuzion nëse topi e kaloi apo jo vijën. Arbitri nuk ishte i sigurt, ndërsa anësori vendosi që topi kaloi, pavarësisht se pamjet televizive tregojnë të kundërtën.

Tifozët gjermanë akuzuan për hakmarrje të asistentëve nga Bashkimi Sovjetik, që e panë skuadrën e tyre të eliminohej nga “Pancerat” në gjysmëfinale. Hërst kompletoi tregolëshin e tij më vonë, me Gjermaninë e hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit, ndërsa komentatori Kenet Volshtenholme komentonte: “Dhe këtu vjen Hërst. Ai ka… disa njerëz janë në fushë. Ata mendojnë se mbaroi. Tani mbaroi! U bënë 4!”

BOTËRORI 1990 (GJYSMËFINALE) – Në “Itali 1990”, Angli-Gjermani u ndeshën vetëm për herë të 5-të, ndërsa nuk ishin përballur prej finales së 1966-ës. Ky ishte një tjetër takim që shkoi në shtesë dhe pastaj me penallti. Goli i Brehmes me goditje dënimi në pjesën e dytë zhbllokoi rezultatin, por Lineker barazoi 10 minuta nga fundi dhe e dërgoi në shtesë. Klinsman humbi dy shanse të arta, ndërsa të dyja ekipet goditën shtyllën. Te penalltitë, “Luanët” gabuan me Stjuart Pirsin, i cili u pengua, ndërsa Kris Uadëll goditi jashtë.

“EURO 1996” (GJYSMËFINALE) – Alan Shirer kaloi Anglinë në avantazh pas vetëm 3 minutash, ndërsa Shtefan Kunc iu përgjigj 13 minuta më vonë. Anderton goditi shtyllën, ndërsa Gaskoin iu afrua golit. Sërish shtesë dhe penallti. Pas 10 goditjeve të sakta, Sauthgejt gabon përballë Këpkes, përpara se Mëler të shënonte penalltinë vendimtare.

BOTËRORI 2010 (1/8-at) – Ndërsa goli i Hërstit nuk e kaloi vijën në 1966, 44 vite më vonë ai i Lampardit e kaloi, por u gjykua që jo. Megjithatë, eliminimi i Anglisë që humbi në fund 4-1, u shoqërua me një miks polemikash dhe poshtërimi për skuadrën e Fabio Kapelos, e cila u mposht nga një kundërshtar superior.

Klose dhe Podolski shënuan për Gjermaninë, ndërsa Apson rihapi ndeshjen në minutën e 37-të. Një minutë më vonë, në ndeshjen në kaos, Lampard duket se barazoi gjithçka, por atëherë nuk kishte teknologji për ta konfirmuar. Me rezultatin 2-2 mund të kishte përfunduar ndryshe dhe anglezët e kanë peng. Tomas Myler shënoi dy herë të tjera në pjesën e dytë.

“EURO 2020” – Kujtimi i 1/8-ave të luajtur vetëm verën 2021 në “Wembley” është shumë i freskët për anglezët, të cilët i mundën “Pancerat” falë golave të Sterlingut e Kejnit dhe shkuan në çerekfinale, duke shijuar një nga ato pak suksese të rëndësishme kundër rivalëve historikë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *