Angli, gjetjet e fosileve të mamuthëve ofrojnë të dhëna për jetën e Epokës së Akullit

Zbulimi i veglave prej guri të neandertalëve dhe mbetjeve të pesë mamuthëve në një gurore pranë qytetit Swindon në jugperëndim të Anglisë ofrojnë të dhëna për jetën në vend gjatë Epokës së Akullit.

Sipas lajmit të CNN, mbetjet e mamuthit të ruajtura mirë i përkasin dy të rriturve, dy të vegjëlve dhe një këlyshi. Pranë mbetjeve u gjetën gjithashtu një sëpatë neandertal dhe një kruajtëse e vogël stralli që përdorej për të pastruar lëkurën e kafshëve.

Pasi një sëpatë dhe disa mbetje të mamuthit u gjetën në guroren Swindon nga Neville dhe Sally Hollingworth në vitin 2017, u kryen disa gërmime në të njëjtën zonë midis viteve 2019 dhe 2021.

Duke i konsideruar mbetjet një nga zbulimet më të mëdha të epokës së akullnajave të Britanisë në vitet e fundit, arkeologët kanë gjetur dhëmbë të mamuthuëve të ruajtura mirë, ari të thinjur, bizon stepë, fara, polen, krahë delikate insektesh dhe mbetje të guaskave të kërmillit të ujërave të ëmbla.

Hulumtimet vazhdojnë për të mësuar se pse zona është vend i kaq shumë mbetjeve të mamuthëve dhe për të zbuluar nëse ato gjuheshin rregullisht nga neandertalët.

Studiuesit vlerësojnë se neandertalët kanë jetuar në Angli para Epokës së Akullit. Për këtë arsye, thuhet se mbetjet ofrojnë dëshmi të jetës në vend gjatë dhe para Epokës së akullit.

“Fillimisht ne shpresonim të gjenim fosile detare, por në vend të kësaj ishte një emocion i vërtetë kur gjetëm diçka shumë të rëndësishme”, tha Sally Hollingworth.

Disa mbetje do të analizohen për të parë se si neandertalët prenë dhe përpunuan kockat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.