Anija e bllokuar në Kanalin e Suezit nis të lëvizë, kthehet 80% në drejtimin e duhur

Anija kontejner “Ever Given” 400 metra e gjatë, e cila bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë, është “riorientuar 80% në drejtimin e duhur”, sipas një deklarate të lëshuar sot nga drejtori i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie.

Vëzhguesit tregojnë se sterna e anijes, e cila peshon më shumë se 200,000 ton, më në fund është larguar më shumë se njëqind metra larg bregut perëndimor të kanalit.
Autoriteti i Kanalit të Suezit (Sca) tha se “manovrat tërheqëse për të rivënë në lundrim anijen e kontejnerëve filluan me ndihmën e 10 rimorkiatorëve gjigantë”. Ngarkesa ka filluar të “kthehet” dhe “tani lundron”.

“Ever Given” ishte bllokuar që nga e marta në mënyrë diagonale përmes Kanalit, duke penguar plotësisht rrjedhën e ujit me gjerësi afërsisht 300 metra, një nga vendet më të qarkullueshme në botë.

Në “Kanalin e Suezit”, afërsisht 190 km të gjatë, kalon rreth 10% e tregtisë ndërkombëtare detare dhe çdo ditë ndalimi shkakton vonesa dhe kosto të konsiderueshme.
Në total, gati 400 anije mbetën të bllokuara në skajet dhe qendrën e kanalit që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe, sipas Sca. Të paktën një duzinë rimorkiatorësh dhe pastruesish për të thithur rërë nga poshtë anijes u mobilizuan gjatë operacioneve. Trafiku duhet të rifillojë pasi anija të zhvendoset në një zonë pritjeje.

Anija – 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë – doli nga kursi të martën, 23 mars si pasojë e një stuhie shkretëtire dhe ngeci në afërsi të bregut në tabanin e detit.

Kanali i Suezit lidh detin Mesdhe me detin e Kuq duke ofruar kësisoj rrugën më të shkurtër detare mes Azisë dhe Europës. Çdo vit përmes kësaj rruge detare lundrojnë rreth 18.000 anije. Në vitin 2019 përmes këtij kanali ka qarkulluar rreth 13 përqind e të gjithë volumit të tregtisë botërore.

Ndërkaq kompania e Hamburgut për lundrimet Hapag-Lloyd ka filluar t’i devijojë anijet e veta tregtare në rrugën e tërthortë nga Kepi i Shpresës së Mirë. Lundrimi në këtë itinerar zgjat një javë më shumë se sa përmes kanalit të Suezit. Hapag-Lloyd ka aktualisht pesë anije të bllokuara në kanal. Një problem tjetër është që lundrimi përgjatë brigjeve perëndimore të Afrikës, veçanërisht në gjirin e Guinesë, konsidrohet i rrezikshëm për shkak të sulmeve nga piratët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *