Anija e parë me grurë lundron në Liban

[embedded content][embedded content]

15:48 03/08/2022

Një ekip inspektorësh përfunduan kontrollin e 26 mijë ton drithëra, 17 anije të tjera presin të dalin nga portet ukrainase

Një ekip inspektorësh kanë përfunduar inpektimin në anijen e parë transportuese të grurit që u largua nga portet ukrainase në kohë lufte përpara se të vazhdonte në destinacionin e saj përfundimtar në Liban sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja që synon të lehtësojë një krizë globale ushqimore.

Ekipi i inspektimit u nis nga një port i vogël peshkimi në Rumeli dhe hipën në transportues ndërsa varkat e rojes bregdetare patrullonin aty pranë. Razoni, lundroi nga porti i Ukrainës Odesa në Detin e Zi duke transportuar 26,527 ton misër në Tripoli të Libanit. Ajo u ankorua në hyrje të Bosforit.

Është e paqartë se sa shpejt anija do të jetë në gjendje të lundrojë për në Liban, destinacioni i saj përfundimtar. Lundrimi u bë i mundur pasi Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje për eksportin e drithërave midis Moskës dhe Kievit muajin e kaluar, një përparim i rrallë diplomatik.

Autoritetet ukrainase thonë se janë 17 anije të tjera me grurë që presin të largohen nga portet e vendit të Detit të Zi pasi Razoni të përfundojë udhëtimin e tij të sigurt.

Sulmet në disa rajone vijojnë të intensifikohen.Rusia ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër ukrainasve në rajonet lindore të Kharkiv dhe Mykolaiv duke shkaktuar gjithashtu dëme të tjera të pallogaritshme. Raketat me precizion të lartë me rreze të gjatë shkatërruan një depo në zonën e Radekhiv në rajonin e Lvivit të Ukrainës, ku ruheshin armë dhe municione të prodhimit të huaj që Polonia i furnizonte regjimit të Kievit.

Një grup ushtarësh rusë kanë akuzuar komandantët e tyre për burgosje në Ukrainën lindore për refuzimin e pjesëmarrjes në luftë. Rreth 140 ushtarë u arrestuan dhe katër kanë paraqitur ankesa në një komitet hetimor. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka raportuar se numri i kalimeve kufitare nga Ukraina ka kaluar 10 milionë për herë të parë që kur Rusia pushtoi vendin.

Raportet e rreme të publikuara në disa media tregojnë se refugjatët po marrin më shumë ndihma në krahasim me vendasit, si dhe lidhja e refugjatëve me krimin e dhunshëm dhe ekstremizmin politik, mund të shkaktojë një prishje të marrëdhënieve me komunitetet lokale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts