Anija me emigrantë e refuzuar nga Italia shkon në Francë

anija me emigrante e refuzuar nga italia shkon ne france
anija me emigrante e refuzuar nga italia shkon ne france

09:48 09/11/2022

“Ocean Viking” pritet të arrijë të enjten në brigjet e Korsikës, OKB i ka bërë thirrje Italisë që refugjatet të dalin në breg

Një anije shpëtimi emigrantësh me më shumë se 200 njerëz në bord u nis për në Francë pasi Italia refuzoi lejen për t’u ankoruar.

Qeveria e Melonit ka deklaruar se anijet bamirëse do t’i dërgojnë njerëzit në vende të tjera. Dy nga katër anije u lejuan që të zbarkonin në Siçili. Kryeministrja e re e krahut të djathtë Giorgia Meloni ka filluar që të vendosë në zbatim premtimet e bëra gjatë fushatës së saj për të goditur emigracionin e paligjshëm nëpër Mesdhe.

“Pas heshtjes së Italisë, ne kërkojmë nga autoritetet detare franceze që të caktojnë një port për 250 të mbijetuarit në #OceanViking”, tha organizata bamirëse franceze SOS Mediterranee, duke vënë në dukje se shumë prej emigrantëve kanë qenë në det prej 18 ditësh.

Franca ende nuk ka lëshuar një deklaratë nëse do t’i pranojë emigrantët. Përfaqësuesi i SOS Mediterranee Alessandro Porro, u shpreh se “Ocean Viking” pritej të arrinte në ujërat ndërkombëtare jashtë ishullit francez të Korsikës të enjten. Ndërkaq edhe organizata bamirëse spanjolle Salvamento Maritimo Humanitario tha se do të shtynte një mision të planifikuar shpëtimi në det për shkak të rrezikut që anija e saj të kapej nga autoritetet italiane.

Grupet humanitare thonë se politikat e Italisë ka të ngjarë të nënkuptojnë më shumë vdekje emigrantësh, ndërsa Roma thotë se nëse ka më pak varka bamirësie ka të ngjarë të ketë më pak kalime dhe për rrjedhojë më pak vdekje. Ministri i Transportit i Italisë, Matteo Salvini, kreu i partisë së Ligës kundër migrantëve, e përshëndeti një vendim të tillë, duke postuar në Tëitter: “Italia nuk do të jetë bashkëpunëtore e trafikimit të qenieve njerëzore”.

Dy anijet të cilat zbarkuan në Sicili gjatë fundjavës u autorizuan vetëm për të lënë më të rrezikuarit  kryesisht gra dhe fëmijë  të zbarkonin, duke lënë rreth 250 në bord. Njëra prej këtyre anijeve, Geo Barents e drejtuar nga Mjekët pa Kufij të Francës, mori lejen për të zbarkuar të gjithë pasagjerët e saj të mbetur, ndërsa tjetra, Humanity 1 e drejtuar nga Gjermania, mban  ende në bord 35 persona. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara për migracionin dhe refugjatët i bënë thirrje Italisë që të lejojë të gjithë emigrantët e bllokuar të dalin në breg, duke shtuar se të gjitha “shtetet e shqetësuara” duhet të marrin përgjegjësinë për ardhjet e reja. Italia ka parë një rritje të ardhjeve të emigrantëve këtë vit, me pothuajse 88,700 njerëz që zbarkuan në 2022 përkundrejt 56,500 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Klan Neës

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts