Anija me kimikate rrezikon fundosjen

13:01 02/06/2021

Një anije mallrash që mbante mijëra kimikate rrezikon të fundoset në brigjet perëndimore të Sri Lankës. Autoritetet i tremben faktit se kjo mund të sjellë një katastrofë të madhe mjedisore.

X-Press Pearl e regjistruar në Singapor, që mbante 1,486 kontejnerë, përfshirë 25 tonë acid nitrik, së bashku me kimikate dhe kozmetikë të tjerë, u ankorua në brigjet perëndimore të ishullit kur një zjarr shpërtheu më 20 maj.

Rreth qindra ton vaj motori mund të rrjedhin në det nëse anija mbytet, me ndikim shkatërrues në jetën detare.

Erërat e kanë vështirësuar punën e autoriteteve të kërkim- shpëtimit në operacion. Qeveria ka ndaluar peshkimin përgjatë një shtrirje 80 kilometra të vijës bregdetare, duke prekur 5,600 anije peshkimi, ndërsa qindra ushtarë janë vendosur për të pastruar plazhin.

X-Press Pearl konfirmoi që ekuipazhi kishte qenë në dijeni të rrjedhjes, por thonë se atyre u ishte mohuar leja nga Katari dhe India për të lënë anijen atje para se të shpërthente zjarri.

Fakti qĂ« Sri Lanka lejoi anijen tĂ« hyjĂ« nĂ« ujĂ«rat e vendit pasi u refuzua nga dy kombe tĂ« tjera ka çuar nĂ« zemĂ«rim tĂ« gjerĂ«. ZyrtarĂ«t kanĂ« bĂ«rĂ« njĂ« ankesĂ« kundĂ«r kapitenit tĂ« anijes, i cili u shpĂ«tua sĂ« bashku me anĂ«tarĂ«t e tjerĂ« tĂ« ekuipazhit javĂ«n e kaluar. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *