Anija ndahet në dysh në mes të detit

11:02 12/08/2021

Një anije panameze që po lundronte në gjirin verior japonez u nda në dysh ndërsa nisi të rridhte edhe naftë prej saj. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar midis 21 personave që përbënin ekuipazhin dhe rrjedhja e naftës u mbajt nën kontroll.

Anija e ngarkuar me tallash druri hasi në cekëtirë në gjirin Hachinohe, arriti të shpëtonte veten, por për shkak të motit të keq nuk mund të lundronte dhe u ankorua rreth 4 kilometra larg portit.

Mëngjesin e së enjtes autoritetet raportuan se u nda në dy pjesë. Një vijë nafte rreth 5.1 kilometra e gjatë dhe 1 e gjerë rridhte prej saj, por u morën masa për kontrollimin.

Dy pjesët e anijes nuk kanë lëvizur dhe po monitorohen nga afër nga varkat e patrullimit, por nuk është vënë re asnjë ndryshim./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *