Andrea Anjeli, presidenti i Juventusit, duket se po përpiqet që të ringjallë Superligën Europiane, aktivitetin që ndaloi pa nisur mirë falë kundërshtisë së UEFA-s. Duke folur në Londër për “FT Business of Football Summit”, i organizuar nga “Financial Times” sigurisht që një nga gjërat për të cilat i duhej të fliste ishte pikërisht projekti i Superligës.
“Sipas meje, futboll europian ka nevojë të dëshpëruar për reforma. Kompromisi tashmë nuk është një zgjedhje, ka nevojë për reforma më të thella. A është në gjendje një organ monopoli të drejtojë një biznes si futbolli? Mendoj se jo.
Pse dështoi Superliga? Nuk ka dështuar. UEFA e dinte se unë si president i Juventusit po punoja për diçka të ndryshme, bëhet fjalë për një punë kolektivë të 12 skuadrave, jo të një personi të vetëm. Këto 12 klube kanë firmosur një kontratë prej 120 faqesh dhe është ende një kontratë në fuqi për 11 prej tyre”, theksoi ai.

“Unë do të ulem në tavolinë, do të mbështet një drejtim transparent dhe pres që drejtësia europiane të thotë nëse organizmi aktual është i përshtatshëm për të drejtuar”, tha ai. “A do luajë Juventusi pas 5 vitesh në Ligën e Kampioneve? Unë e shoh të luajë pas 5 vitesh në kompeticionin më të rëndësishëm europian”, vijoi ai.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al