Pajisjet e golfit të përdorura nga Tajgër Uds për të fituar “Tiger Slam” në 2000-2001 u shitën në ankand për një shumë rekord që kaloi 5 milionë dollarë në SHBA.
Tajgër Uds sapo është rikthyer në garat në Augusta Masters pas aksidentit të rëndë automobilistik në shkurt të vitit 2021.
Pajisjet u vendosën në ankand nga shtëpia e ankandeve “Golden Age Auctions”, e specializuar në fushën e golfit.

“Mendoj se vlenin mbi një milion tashmë kur i bleva 12 vjet më parë, nuk i kisha thënë askujt që ishin në zotërimin tim. Kisha mundësinë t’i admiroja gjatë gjithë kësaj kohe duke e konsideruar veten të privilegjuar”, deklaron Brok i cili është një fans i madh i Tajgërit, por mbi të gjitha një biznesmen.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al