Ankaraja mbyll kufirin e saj lindor

09:14 24/08/2021

Pas fitores së talibanëve, Ankaraja po përgatitet për imigrim masiv. Tani po ndërtohet një mur në kufirin me Iranin. “Ai nuk do ta ndalë fluksin”, tha studiuesi i migrimit Orhan Deniz në një intervistë për DW.

I gjithë rajoni do të ndiejë efektet e ndryshimit të pushtetit: vendet fqinje si Irani dhe Pakistani po përgatiten për lëvizje masive të refugjatëve. Turqia po përgatitet gjithashtu për imigrim masiv dhe ka filluar të ndërtojë një mur kufitar me Iranin. Kufiri irano-turk thuhet se është mbyllur në kohën e duhur para mbërritjes së refugjatëve afganë. Një garë me kohën ka filluar për qeverinë turke – sipas informacionit zyrtar, 150 kilometra tashmë janë përfunduar.

Orhan Deniz është dekan i Universitetit Yüzüncü Yil në Van. Qyteti lindor i Anadollit konsiderohet të jetë porta hyrëse për imigrantët që vijnë në Turqi kryesisht nga Afganistani. Deniz ka 25 vjet që studion emigrimin e paligjshëm dhe biznesin e kontrabandës në kufirin turko-iranian. Në një intervistë për DW, ai shprehu skepticizëm në lidhje me dobinë e një muri kufitar.

DW: A mund të konstatohet se janë larguar jashtë vendit qytetarë afganë pasi erdhën në pushtet talibanët?

Orhan Deniz: Migrimi filloi me kthimin e talibanëve dhe regjimin e tyre shtypës. Me triumfin e talibanëve, një valë e re imigrimi do të jetë e pashmangshme. Në mënyrë të pashmangshme, njerëzit e Afganistanit po përpiqen të shpëtojnë nga një mjedis i pasigurt në një mjedis të sigurt. Vendet që do të goditen më shumë janë Pakistani dhe Irani. Por ne gjithashtu presim që disa nga imigrantët të shkojnë në Turqi. Në fakt, linja kryesore e tranzitit – përsa i përket flukseve të parregullta të migrantëve – është në Turqi. Kufiri turko-iranian është një nga korridoret më të rëndësishëm të migrimit në botë.

Kur mund të presim që lëvizja migratore që sapo parashikuat të arrijë në Turqi?

Ne ende nuk po i ndiejmĂ« efektet e valĂ«s sĂ« imigrimit nga ardhja nĂ« pushtet nga talibanĂ«ve, por koha do tĂ« vijĂ«. Efektet nĂ« migrim ne do t’i shohim pĂ«r 15-20 ditĂ«. NĂ«se talibanĂ«t shpallin njĂ« amnisti tĂ« pĂ«rgjithshme, siç kanĂ« premtuar, pĂ«rmasat e migrimit do tĂ« ulen shumĂ«. PavarĂ«sisht se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ«, ne do tĂ« prekemi deri diku – megjithĂ«se jo aq sa Irani. NĂ«se ka fluks imigrantĂ«sh nĂ« Iran, kjo ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ndikojĂ« edhe nĂ« kufirin tonĂ«.

Çfarë masash ka marrë Turqia në kufijtë e saj?

Siç e dimĂ«, nĂ« kufirin turko -iranian tashmĂ« ka filluar ndĂ«rtimi i njĂ« muri  – ai do tĂ« sigurohet edhe me llogore dhe gardhe tela. PĂ«rveç kĂ«saj, janĂ« marrĂ« masa tĂ« tjera: numri i kullave tĂ« vrojtimit dhe postave Ă«shtĂ« rritur. DronĂ«t gjithashtu do tĂ« monitorojnĂ« vijĂ«n kufitare.

A mendoni se këto masa në kufirin turko-iranian mund të kufizojnë imigrimin?

Këto masa nuk do të bëjnë efekt kudo, pasi zona kufitare është kryesisht malore. Në dimër do të jetë shumë e vështirë për ta kontrolluar këtë zonë – kufiri në disa vende kalon në një lartësi prej më shumë se dy ose tre mijë metra. Këto kushte të vështira natyrore mund të jenë një avantazh për kontrabandistët e njerëzve, sepse e bëjnë kontrollin e kufirit më të vështirë – mjegulla ose moti me re janë kushte të mira për imigrimin ilegal. Në të njëjtën kohë, imigrimi në një zonë të tillë me terren të ashpër është gjithashtu shumë i rrezikshëm: në mot të mjegullt ose në stuhi dëbore refugjatët mund të ngatërrohen. Çdo vit, pasi shkrihet bora nxirren 40 deri në 50 imigrantë.

Pra, a mendoni se muri kufitar që po ndërtohet me shpejtësi të madhe në kufirin iranian është i paefektshëm?

Shembuj të mureve, si ato në kufirin iranian, janë shumë të shumtë në botë – ka gjithsej 67 barriera të tilla. Do të ishte gabim të pritej që muret ekzistuese ose të sapondërtuara të ndalonin tërësisht fluksin e imigrantëve. Ka disa shembuj në botë ku muri nuk ka një ndikim të madh. Ka të paktën një efekt psikologjik – por pritshmëria që të parandalojë plotësisht imigrimin nuk është e drejtë.

A do të kishte mundësi të tjera për të siguruar kufirin?

Imigrantët do të zgjedhin zonat ku nuk ka mur dhe më pas do të përcaktojnë itinerarët e tyre. Dhe në shumë vende nuk ka topografi të duhur për të ndërtuar një mur – ato shpesh janë zona me terren shumë të pjerrët. Ka edhe zona të minuara në kufirin me Iranin. Pastrimi i minave tani është në progres, për të qenë në gjendje të ndërtohet muri. Efekti parandalues i minave është shumë më i mundshëm sesa ai i një muri.

Pra, çfarë duhet bërë në vend që të parandalohet migrimi i parregullt?

Kapaciteti migrues i TurqisĂ« tani Ă«shtĂ« ezauruar, Ă«shtĂ« i tejmbushur. Ka rreth shtatĂ« milionĂ« imigrantĂ« zyrtarĂ« dhe jozyrtarĂ« nĂ« Turqi – dhe kjo Ă«shtĂ« madje njĂ« shifĂ«r optimiste. Me fjalĂ« tĂ« tjera: njĂ« nĂ« njĂ«mbĂ«dhjetĂ« banorĂ« nĂ« Turqi Ă«shtĂ« refugjat. Ă‹shtĂ« e pashmangshme qĂ« kĂ«ta imigrantĂ« tĂ« mblidhen nĂ« qytetet e mĂ«dha, tĂ« organizohen mes vete. Kjo nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pashmangshme çon nĂ« konflikte dhe tensione me vendasit. Rreziqet shoqĂ«rore dhe tĂ« sigurisĂ« janĂ« dramatike. Prandaj nuk ka mundĂ«si tjetĂ«r veç kontrollit tĂ« kufirit dhe kufizimit tĂ« imigrimit. Nevojitet  njĂ« deklaratĂ« me zĂ« tĂ« lartĂ« nga lart, se kapaciteti migrues i TurqisĂ« Ă«shtĂ« ezauruar, se kufijtĂ« janĂ« mbyllur dhe hyrja Ă«shtĂ« e ndaluar./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *