Anketa: 54% e të rriturve amerikanë mbështesin tërheqjen nga Afganistani

Më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë, 54%, besojnë se vendimi për tërheqjen trupat amerikane nga Afganistani pas 20 vitesh lufte ishte “i drejtë”, sipas Qendrës Kërkimore Pew.

Rreth 42% e të rriturve amerikanë të anketuar thanë se vendimi për t’u tërhequr ishte “i gabuar”.

Sondazhi u realizua nga datat 23-29 gusht, para përfundimit të tërheqjes. 69% e të anketuarve thanë se Shtetet e Bashkuara kryesisht nuk i arritën qëllimet e tyre në Afganistan.

Rreth një e katërta, 26%, thanë se administrata e Presidentit Biden bëri një punë “të shkëlqyeshme” ose “të mirë” në “trajtimin e situatës në Afganistan”. 29%thanë se administrata kishte bërë një punë “të favorshme” ndërsa 42% e të anketuarve thanë se veprimet e administratës ishin të dobëta.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *