Antentat anëtarit famëkeq të Camorras, vritet 77-vjeçari Antonio Volpe

Antonio Volpe, 77-vjeç, një anëtar i bandës mafioze Camorra, është vrarë në një pritë që iu bë në Napoli, njofton policia italiane.

Ai konsiderohej një person mjaft i njohur për mafien napolitane.

Sipas policisë, Volpe është vrarë nga një breshëri plumbash të lëshuara nga një person që po lëvizte me motor dhe dyshohet se ky i fundit është vrasës me pagesë. Kujtojmë se Volpes iu bë pritë edhe në vitin 2005, por asokohe ai arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq, policia italiane ka nisur një fushatë të gjerë kundër mafias, që siç dihet ka shtrirë tentakulat e saj në disa rajone përtej Adriatikut.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *