Anthony Albanese zgjidhet Kryeministër i Australisë

19:42 21/05/2022

59-vjeçari me origjine italiane rikthen laburistët në pushtet pas 9 vitesh

Anthony Albanese do të jetë Kryeministri i ri i Australisë. Pas numërimit të shumicës dërmuese të votave, 59-vjeçari me origjinë italiane arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për të rikthyer Partinë Laburiste në pushtet pas gati një dekade në opozitë.

Kryeministri aktual Scot Morison pranoi humbjen e tij ndaj Albanese duke e uruar atë për suksesin e tij zgjedhor teksa e përshkroi situatën në vend si koha e trazirave të mëdha.

59-vjeçari Albanese është rritur në banesa sociale vetëm me nënën e tij që si burim kryesor të të ardhurave kishte vetëm pensionin  e saj të invaliditetit.

Deri në moshën 15-vjeçare Albanese e dinte se babai i tij kishte humbur jetën përpara se ai të lindte , por më pas mësoi të vërtetën se mamaja e tij kishte ngelur shtatzënë me një burrë të martuar që jetonte në Europë.

Tri dekada më vonë ai udhëtoi për në Itali për t’u takuar me babain e tij Carlo Albanese dhe vëllezërit e tij.

Anthony Albanese e ka përmendur shpesh edukimin e tij si bazë për besimet  e tij përparimtare dhe ka vlerësuar rolin e mamasë së tij dhe sakrificat e saj që bënë të mundur që ai të ishte personi i parë në familje që shkollohej dhe ndiqte universitetin.

AI ka mbajtur role të ndryshme në politikën australiane ku më parë ka qënë ministër për Infrastrukturën dhe Transportin si dhe zv.Kryeministër.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.