Shumë hebrenj po largohen nga Evropa, sepse ndihen gjithnjë e më të pasigurt, ankohen organizatat hebraike në Bruksel. Ato bëjnë thirrje për më shumë mbështetje në luftën kundër antisemitizmit, raporton Bernd Riegert.

Antisemitizmi i përhapur shumë në EvropëRruga për ta realizuar këtë ëndër mund të jetë ndoshta shumë e gjatë, sepse një studim i ri i Shoqatës Hebreje Evropiane (“European Jewish Association”), një federatë evropiane e komuniteteve dhe organizatave hebraike, tregon qartë se antisemitizmi është ende i rrënjosur thellë dhe është madje edhe në rritje në BE, 80 vjet pas holokaustit.Rabini Slomo Köves e prezantoi këtë studim me rastin e takimit vjetor të shoqatave hebraike evropiane në Bruksel. Përkundër të gjitha tendencave negative që mund të nxirren nga sondazhi i institutit të studimit të opinionit IPSOS me 16.000 vetë në 16 shtete anëtare të BE, tha ai, kishte edhe një rreze shprese. Angazhimi i “Lidhjes së Veprimit dhe Mbrojtjes” tregon se në Hungari mund të ketë diçka si një përmbysje e tendencës. Sipas raportit, nga viti 2006 deri në vitin 2013, kur u forcuan partitë radikale të krahut të djathtë dhe populist në Hungari, u përkeqësua edhe klima për hebrenjtë . Në vitin 2012, filloi një punë më e mirë edukative dhe që atëherë janë adresuar paragjykimet.Studimi i ri tregon se hebrenjtë në Hungari ndihen sot më pak të kërcënuar se sa shtatë vjet më parë. Në Hungari, problemi është përmendur në mënyrë konsekuente, programet e edukimit dhe ndërgjegjësimit janë zhvilluar dhe zbatuar së bashku me agjencitë qeveritare. “Ky shembull i mirë duhet të zbatohet edhe në vendet e tjera të BE,” thotë rabini hungarez.Dallime rajonale“Paragjykime antisemitike në Evropë”, sipas titullit të studimit aktual, ende ka shumë. Ato nisin që nga “komploti botëror” tek faji i pretenduar i hebrenjve për kryqëzimin e Jezu Krishtit deri te “sjellja e dyshimtë në biznes” e hebrenjve. Shkencëtarët e Universitetit të Budapestit bënë 70 pyetje për të përcaktuar qëndrimet e vendeve evropiane ndaj hebrenjve. Rezervat kundër hebrenjve më të mëdha janë në Greqi, Poloni, Hungari, Sllovaki dhe Rumani. Paragjykimet më të vogla u regjistruan në Suedi, Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.Gjermania është në mes të situatës, për shumicën e pyetjeve – megjithëse në vitin 2020 kishte sulmet më të dhunshme antisemitike në BE, 59 sulme të tilla. Autorët e studimit shohin antisemitizëm të fortë deri të lehtë te shumica e popullsisë në Greqi, Poloni dhe Austri. Në Gjermani, shifra është 28 përqind. Në Suedi dhe Holandë, nga ana tjetër, kjo shifër është vetëm dhjetë dhe tetë përqind

BE para detyraveKomisioni Evropian e prezantoi vetëm javën e kaluar në Bruksel strategjinë e tij të parë politike kundër antisemitizmit, e cila përfshin një ndalim të tregtisë me objekte naziste. Për më tepër, do të intensifikohet lufta kundër urrejtjes ndaj hebrenjve në internet. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, nëntë nga dhjetë hebrenj në Evropë e shohin antisemitizmin si një problem serioz.Strategjia e Komisionit Evropian mund të jetë vetëm hapi i parë, sipas shoqatave hebraike në konferencën e tyre vjetore. Deri tani, sulmet antisemitike as i regjistrojnë të gjitha vendet anëtare të BE, për të mos folur për kundërmasa konkrete.Kërcënon eksodiJoel Mergui është presidenti i “Konsistoriumit izraelit” në Francë, ai përfaqëson të gjitha komunitetet hebraike në Francë, e cila ka më shumë banorë hebrenj në mbarë botën pas Izraelit dhe SHBA. Përballë shtypit në Bruksel, Mergui deklaroi me keqardhje: “Hebrenjtë po largohen nga Evropa”. Të rinjtë në veçanti po emigrojnë në Izrael apo SHBA, sepse nuk ndihen më të sigurt.Në Francë, për shembull, tani ka zona në qytetet e mëdha ku si hebre nuk duhet të qarkullosh më. “Por në këto zona të humbura pothuajse nuk hyn më as policia,” tha Joel Mergui./REL
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al