Anulimi i disa fluturimeve, qytetarët nuk përmbahen, dhunohet punonjësi i aeroportit në Prishtinë

Një punonjës i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”, është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga disa qytetarë teksa ishte në krye të detyrës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, e cila ka dënuar këtë akt. Gara ka bërë të ditur do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për këtë rast dhe jo vetëm.

“Puna dhe përkushtimi i po këtyre punonjëse është ajo që rendi aeroportin tonë ndër aeroportet më të mira të rajonit. Kompania jonë do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve tanë, të cilët janë aseti më i vlefshëm i kompanisë sonë”, ka thënë Gara.
Mbrëmë, pas anulimit të disa fluturimeve, u krijua një rrëmujë e madhe në Aeroportin Ndërkombëtar në Prishtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *