
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç i është drejtuar Serbisë me një mesazh duke i kërkuar të jetë e kujdesshme dhe të vendosë se në anën e kujt do të qëndrojë.
“Nuk është koha për t’u ulur me dy karrige”, ka thënë Plenkoviç.
Ndërsa u pyet për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Beograd , pasi Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre, ia tha se kjo është një çështje mes Serbisë dhe Malit të Zi.
Më tej kryeministri kroat tha se Serbia duhet të tregohet e kujdesshme dhe të zgjedhë kë duhet të mbajë, nëse ka ambicie për t’u anëtarësuar në BE.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al