Anulohet darka e Al-Kelaifit me Perezin/ Mbape “mollë sherri” mes presidentëve, francezi i Realit deri në vitin 2027








Në Francë dhe në Itali janë të bindur, Kilië Mbape ka mbyllur gjithçka me Realin e Madridit dhe do të presë fundin e sezonit për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Karlo Ançeloti.

MBAPE 1

Sipas “tuttomercato”, sulmuesi i kombëtares franceze do të jetë lojtari i ri i Realit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ky lajm vjen vetëm pak orë nga përballja mes PSG-së dhe Realit të Madridit sonte në mbrëmje në “Parc des Princes”.

Madje, mendohet se pikërisht Mbape është kthyer në “mollë sherri” mes dy presidentëve, Naser Al Kelaifi dhe Florentino Perez. Mediat spanjolle kanë raportuar se marrëdhëniet mes tyre janë tepër të tensionuara dhe kjo ka çuar dhe në anulimin e darkës që ishte parashikuar për mbrëmë.

Duke iu kthyer marrëveshjes, burime të rezervuara nga Madridi nënvizojnë se kontrata mes Mbapesë dhe Realit ka disa javë që është kopsitur, por Reali nuk ka dashur të zbulojë asgjë deri në mbylljen e dy takimeve kundër PSG-së në 1/8-at finaleve në Ligën e Kampioneve.

5 VJET KONTRATË – Nga ana tjetër, sipas mediave italiane, Mbape do të zërë vendin e Kristiano Ronaldos në Madrid, me francezin që pritet të përfitojë një pagë të përafërt me atë të portugezit.

Fillimisht bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare. Sipas burimeve, Mbape pritet të përfitojë 25 milionë euro në sezonin e parë, për ta mbyllur kontratën me 30 milionë euro më 30 qershor 2027.

PËRQINDJA NGA FANELLAT – Rroga nuk do të jetë i vetmi burim financiar për Mbapenë te Reali. Sipas burimeve nga Madridi bëhet me dije se familja e Kilië Mbapesë i ka kërkuar Realit një përqindje nga të ardhurat e siguruara nga shitja e fanellave të sulmuesit, që pritet ta çojnë rrogën e tij deri në 40 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.