Apeli i ukrainases që jeton në Tiranë: Familje të tjera nga Ukraina pritet të vijnë nga lufta, na ndihmoni t’i strehojmë

apeli i ukrainases qe jeton ne tirane familje te tjera nga ukraina pritet te vijne nga lufta na ndihmoni ti strehojme
apeli i ukrainases qe jeton ne tirane familje te tjera nga ukraina pritet te vijne nga lufta na ndihmoni ti strehojme

“Më dhemb shpirti kur i shoh këto pamje. Nuk është si një film që e kemi parë dhe e kemi harruar, por është një tmerr që e përjetojnë njerëzit aty.”. Ky është pohimi dramatik i Oksana Subashit, shtetasja ukrainase që jeton dhe ka krijuar familjen në Tiranë prej 10 vitesh.

E ftuar në emisionin ‘Në Shënjestër’ në ‘News24’, ukrainasja tha se deri tani kishte strehuar 10 familje nga Ukraina në Tiranë, ndërsa apeloi për ndihmë për familje të tjera që pritet të vijnë nga lufta.

“Dua të falënderoj familjet shqiptare që kanë ofruar strehë ukrainasve këtu. Nëse kanë mundës i që të strehojnë qytetarë ukrainas, të na ndihmojnë. Të më kontaktojnë mua apo ambasadën. Është mbi 1 mln qytetarët që janë larguar nga Ukraina. Mund të them se ata që kam kontaktuar vetë janë rreth 10 familje që i kam sistemuar në Shqipëri. 7 plus 4 të tjera vijnë pasnesër. Numri i tyre rritet. Janë gra me fëmijë. Të gjithë burrat janë në Ukrainë, për të luftuar për tokën dhe lirinë tonë.”, tha Oksana Subashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts