Aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, reagon Franca: Mbështesim perspektivën europiane të Prishtinës, por…

aplikimi i kosoves per tu anetaresuar ne be reagon franca mbeshtesim perspektiven europiane te prishtines por
kurti macron

Franca ka reaguar pas dorëzimit të aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Ministria e Jashtme e Francës në një deklaratë zyrtare bën me dije se shteti i dytë më i rëndësishëm brenda BE-së, mbështet perspektivën europiane të Kosovës, por duke nënvizuar se kusht për këtë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe arritja e një dialogu që ndihmon në qëndrueshmërinë e Rajonit.

“Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, njësoj si ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në i bëjmë thirrje Kosovës që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndërmarra në këtë fushë. Kosova, ashtu si Serbia, duhet gjithashtu të angazhohet me përgjegjësi dhe konstruktive në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts