Aplikimi i lejes shëndetësore në Francë

19:12 09/08/2021

Pronarët e bareve dhe restoranteve kthejnë mbrapsht klientët që nuk janë pajisur me leje shëndetësore

Rituali francez i mëngjesit i një kafeje dhe briosh është kthyer tashmë në një mision të vërtetë për francezët. Para se të zënë një vend në kafenë e tyre të  preferuar ata duhet të tregojnë prova të vaksinimit ose dhe një test negativ COVID -19.

Tashmë për të ngrënë në një restorant, për t’u ulur në bare, për të udhëtuar me një tren ndërqytetas ose për të kryer vizita në spitale  mjekësore në spital është e nevojshme të paraqitet leja shëndetësore.

Presidenti Emmanuel Macron zbuloi dekretin muajin e kaluar me një mesazh të qartë që të gjithë të vaksinohen. Shkalla e vaksinimit u rrit pasi francezët u përballën me perspektivën e mohimit të disa kënaqësive të përditshme, por gjithashtu nxiti një valë protestash në rrugë.

Pronarët e bareve kanë kthyer mbrapsht dhjetëra klientë të cilët të mësuar me ritualin e zakonshëm kanë harruar lejen, si dhe ata persona që nuk janë vaksinuar.

Pronarët e kafeneve dhe bareve të cilët kanë shkelur ligjin u është  dhënë një paralajmërim i ndjekur nga një urdhër mbylljeje 7-ditore në një shkelje të  dytë. Dy kundërvajtje të tjera mund të çojnë deri në një vit burg.

Sipas sondazheve shumica e francezëve mbështesin kalimin e shëndetit pavarsisht protestave që janë shënuar në vend. Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë treguan se 9 në çdo 10 pacientë me Covid të pranuar në kujdes intensiv nuk kanë qenë të vaksinuar gjatë muajit Korrik.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *